Kronikë

Elbasan/ Dhunoi gruan, arrestohet 58-vjeçari, ngjarja ndodhi për…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:59 - 03/01/22 |
Opi Nion

Një 58-vjeçar është vënë në pranga në Elbasan pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta ndërsa është arrestuar shtetasi me inicialet, B.T.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin B. T., 58 vjeç, banues në Elbasan, pasi për motive të dobëta, ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas