Aktualitet

Ekzekutoi për 50 mijë euro, kush është vrasësi i Behar Sofisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:08 - 13/03/21 |
Opi Nion

I riu i cili ekzekutoi më 25 shkurt biznesmenin 66-vjeçar, Behar Sofia është vënë në pranga teksa ka deklaruar se e ka kryer vrasjen për para.

Burime për Opinion.al bëjnë me dije se para autoriteteve policore Ernejt Shytia ka deklaruar “e bëra për para”, ndërkohë që ka pranuar vrasjen.  Njoftohet gjithashtu se vrasja është kryer për një shumë prej 50 mijë eurosh, teksa porositësi ende nuk dihet.

Ndërkohë, mësohet se i riu e ka ndjekur për 3 ditë Behar Sofinë, teksa ditën e vrasjes ai kishte dalë herët nga banesa me biçikletën e tij, të cilën e kishte lënë poshtë urës së Lanës.

Pasi ka kryer vrasjen autori ka marrë biçikletën dhe është larguar në drejtim të liqenit ku dhe ka ndërruar rrobat që mbante veshur.

Më pas ai ka shkuar në ambientet e basnesës së tij, ku dhe nuk ka dal për gjithë pjesën tjetër të ditës.

Mësohet se 23-vjeçari është strehur në Podgoricë pas kryerjes së vrasjes së Sofisë, në shtëpinë e një shoku të tij./Opinion.al

Pas