Aktualitet

Vrasja e Behar Sofisë/Zbulohet organizatori i krimit,si u kontaktua autori


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:16 - 13/03/21 |
Opi Nion

Vijojnë të bëhen publike të tjera detaje nga vrasje e 25 shkurtit e Behar Sofisë.

Është zbuluar organizatori i vrasjes së Behar Sofisë, teksa bëhet me dije se ai është 54-vjeçari Skënder Vathi.

Ndërkohë, dy djemtë nga Fushë Kruja, Skënder Vathi dhe Leonar Xhixha, janë personat që i kanë premtuar të jepnin 50 mijë eurot Ernejt Shytia për ekzekutimin e 66-vjeçarit.

Mësohet gjithashtu se Xhuljano Visha ka qenë ndërmjetësuesi në krim. Pikërisht ai ka kontaktuar me Shytin.

Buriet bëjnë me dije se në momentin e arrestimit Ernejt Shytia ke bërë rezistencë dhe nuk ka dashur të flas për ngjarjen, teksa më vonë është identifikuar nga dëshmitarët që kanë qenë në rrugë paraditen e 25 shkurtit.

Shytia duke marrë parasysh që i ishin premtuar 50 m9ijë euro dhe këtë shumë nuk e kishte marrë ende ka treguar dhe emrat bashkëpunëtorëve të tij./Opinion.al

Pas