Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekzekutimi në Lushnjë, PD: Shqipëria, e karikatorëve që zbrazen dhe vrasin

2021/08/24 at 1:30 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ekzekutimi në Lushnjë, PD: Shqipëria, e karikatorëve që zbrazen dhe vrasin

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me atentatin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lushnje, ku mbeti i vrarë Bledar Muça dhe u plagosën 5 persona të tjerë.


Në një deklaratë nga selia blu deputeti i zgjedhur Enkelejd Alibeaj thotë se atentati i një nate më parë në Lushnjë ka ndodhur si pasojë e aleancës që shteti ka bërë me krimin.

Ai thekson se Shqipëria, është ajo e karikatorëve që zbrazen duke vrarë e lënduar dhe jo ajo imagjinare e rrjeteve sociale të Edi Ramës, që i përdor si kamuflim për krimin dhe korrupsionin.

“Ngjarja kriminale e Lushnjës risolli edhe njëherë para syve të shqiptarëve hendekun mes realitetit të hidhur në të cilin jeta e qytetarëve vihet çdo ditë në rrezik dhe propagandës së gënjeshtrave që ushqen dhe ushqehet nga Rama, ku parësore është tallavaja dhe hilet e një komunikimi të rremë që prodhon vetëm fjalë boshe.

Gjendja e ankthit dhe pasigurisë që mbizotëron sot në Lushnje dhe kudo, është pasojë e sigurisë që gëzon krimi përballë një shteti të gjunjëzuar, dhe i modelit të instaluar nga regjimi Rama-Doshi, ai i aleancës me krimin. Rënia e rendit dhe sigurisë, humbja dhe shkatërrimi i jetëve, janë produkt i amoralitetit që ndërtoi këtë model për përfitime elektorale, duke bërë policinë të paaftë për t’u përballur me krimin dhe qytetet të pasigurta për familjet shqiptare.

Këto dy Shqipëri, ajo e karikatorëve që zbrazen duke vrarë e lënduar dhe ajo imagjinare e rrjeteve sociale të Edi Ramës, që i përdor si kamuflim për krimin dhe korrupsionin si instrumente politike të regjimit, janë të papajtueshme me njëra-tjetrën. Që Shqipëria reale të jetë e çliruar nga frika dhe nga makthi i një pushteti të bërë njësh me krimin, duhet ndëshkuar modeli i ndërtuar nga regjimi Rama-Doshi, duhet ndarë përfundimisht politika nga krimi. Kjo është e vetmja mënyrë për të pasur rend dhe siguri, e vemja mënyrë që qytetarët të jetojnë të sigurt në qytetet dhe fshatrat e tyre”, shkruan Alibeaj.

 Mbrëmjen e djeshme qyteti i Lushnjës u tondit nga një atentat me armë zjarri ku mbeti i vdekur 40-vjeçari, Bledar Muça./Opinion.al

Etiketa: Ekzekutimi në LushnjëPDreagim


Ju sugjerojmë

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
Kronikë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

18 Korrik, 2026 8:46 pm
Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur
Kronikë

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur

18 Korrik, 2026 6:52 pm
Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm
Bota

Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm

18 Korrik, 2026 6:02 pm
Para
Rritja e infektimeve,Manastirliu:Shtatori muaji i hapur për vaksinim masiv

Rritja e infektimeve,Manastirliu:Shtatori muaji i hapur për vaksinim masiv

DASH-shtetasve amerikanë: Rishikoni vendimin për të udhëtuar në Shqipëri

DASH-shtetasve amerikanë: Rishikoni vendimin për të udhëtuar në Shqipëri

Jetoi me vrasësin për 2 muaj, flet babai i 18-vjeçares: Ishte e frikësuar

Dyshonte se e tradhtonte me kushëririn,detaje nga vrasja e 18-vjeçares
















TE FUNDIT

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
20 Korrik, 2026

Spanja është shpallur kampione e botës në finalen e botërorit 2026 përvallë Argjentinës. Në një ndeshje që në fakt u...

Lexo më shumë

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
19 Korrik, 2026

Një sulm i ri iranian ndaj një impianti energjie dhe shkripëzimi të ujit në Kuvajt ka shkaktuar zjarr në objekt,...

Lexo më shumë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
19 Korrik, 2026

Është përcjellë në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti, i cili humbi jetën tragjikisht në moshën 40-vjeçare pas një aksidenti...

Lexo më shumë

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
19 Korrik, 2026

Mijëra përdorues të Facebook dhe Instagram në të gjithë botën janë përballur me probleme teknike mëngjesin e së dielës, sipas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}