Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekspertët komentojnë Samitin Ukraina-Europa Juglindore, i mbajtur në Tiranë

2024/02/28 at 8:34 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ekspertët komentojnë Samitin Ukraina-Europa Juglindore, i mbajtur në Tiranë

Ekspertë të çështjeve ndërkombëtare pohuan se Samiti i Tiranës është po aq i rëndësishëm për Ukrainën sa edhe për Shqipërinë dhe për Ballkanit Perëndimor.


Kjo është arsyeja, pohuan ata në intervistat për Zërin Amerikës, pse u bë thirrje për të shtuar bashkëpunimin dhe mbështetjen konkrete nga ky rajon për Ukrainën, që ajo ta përballojë agresionin rus, duke shmangur sa më shumë edhe rrezikun e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor.

“Nga Samiti i Tiranës për Ukrainën doli sërish se Rusia duhet bllokuar me të gjithë format e mundshme, sidomos në ekonomi dhe informacion, të cilat synojnë të shkaktojnë trazira në vendet e Ballkanit Perëndimor, siç është vërejtur vitet e fundit”, thotë për Zërin e Amerikës drejtuesi i Qendrës studimore Lëvizja Europiane në Shqipëri, Gledis Gjipal.

Ai theksoi për Zërin e Amerikës se ndikimi rus në këtë rajon është pasqyruar në mungesë të qëndrueshmërisë si dhe në shtimin e mundësive për të rritur trazirat në këto vende.

“Mesazhi i Samitit është që lufta është afër, kërcënimi është i madh dhe duhet në çdo çast të jemi gati për të dhënë ndihmesë secili sipas mënyrës së vet në shërbim të paqes, duke u përgatitur dhe duke kontribuar në luftën që po ndodh aktualisht”, thotë zoti Gjipali.

Ndërsa eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Ledion Krisafi, në Institutin e Studimeve Ndërkombëtare, thotë për Zërin e Amerikës, se presidenti Zelensky në thelb kërkoi bashkëpunim për municion, për të bashkëprodhuar armatime me Shqipërinë, duke risjellë idenë e rijetësimit të industrinë e armatimit trashëguar nga regjimi komunist, tashmë e shkatërruar, por që kjo të bëhet do të duhen shumë muaj dhe ndoshta disa vite, ndërsa mundësia që Shqipëria të japë mbështetje ushtarake është, sipas tij, shumë e vogël.

“Rusia nuk duhet të fitojë luftën në Ukrainë. Nëse kjo do të ndodhte, do të kishim një problem shumë të madh prej ndikimit rus dhe problemeve që vijnë nga Rusia në Ballkanin Perëndimor. Kjo është thënë para disa kohësh ng azoti Zelensky, e u tha sot edhe nga zoti Rama. Bosnja mund të jetë vatra e parë problematike në këtë radhë; një fitore ruse do t’u jepte zemër serbëve në Bosnje Hercegovinë të shkëputeshin prej saj me mbështetjen e Rusisë. Skenari i Donbasit dhe skenari i Krimesë në veriun e Kosovës është shumë i mundshëm. Banjska në fund të shtatorit të kaluar tregoi që nëse policia e Kosovës nuk do të kishte qenë vigjilente dhe e afë për t’u përballur me atë ngjarje, atëherë mund të kishim një skenar të Krimesë edhe në veriun e Kosovës”, thotë zoti Krisafi.

Angazhimi i Shqipërisë në çështjen e Ukrainës, sipas ekspertëve, ka një rëndësi të veçantë, sepse dëshmohet që politika e jashtme e sigurisë e Tiranës zyrtare është plotësisht e përputhur me atë Bashkimit Europian, ndërsa jep një mesazh për vendet e tjera në këtë rajon, që edhe ato të jenë po aq të qarta dhe të vendosura pro Ukrainës.

“Ne jemi me bindje në rrugën e mbështetjes së plotë të Ukrainës dhe të popullit ukrainas përballë agresionit, por është e rëndësishme për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, si Serbia dhe Bosnja, që nuk kanë rënë dakord me sanksionet e vendosura për shkak të lidhjeve të tyre ekonomike etj. ky është një mesazh i rëndësishëm, që nga Tirana u çohet këtyre vendeve edhe në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian; nuk mund të ketë qëndrime të ndryshme, se këto shkaktojnë probleme edhe kur janë brenda vet BE-së, dhe është një nga kushtet për anëtarësim të këtyre vendeve për të patur një politikë të njëjtë me atë të BE-së”, thotë zoti Gjipali.

Nga ana tjetër, studiesi Krisafi vlerësoi faktin se Shqipëria është e angazhuar me mbështetjen për Ukrainën me nismat pro saj gjatë dy vjetëve në Këshillin e Sigurimit të OKB-së bashkë me SHBA-të dhe në vazhdim.

“Ky i sotmi vjen në vazhdën e shumë samiteve, pas vizitës në Shqipëri të Sekretarit Blinken, takimeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë dhe këto e kanë kthyer Tiranën në një qendër diplomatike të rajonit. Kjo nuk po ndodh asn ë Beograd, asn ë Shkup, as në Sarajevë, por po ndodh në Tiranë dhe nuk po ndodh rastësisht. Kjo është mbi të gjitha konfirmim i politikës së jashtme të Tiranës. Për Ukrainën kjo shënon një mbështetje simbolike, sepse rajoni mund të japë vetëm mbështetje morale. I vetmi vend që mund të jepte mbështetje ushtarake është Serbia, por për shkak të politikës së vet, ajo është më shumë pro-ruse se sa pro-europiane”, thotë zoti Krisafi.

Ekspertët besojnë se Ukraina nga Samiti i Tiranës një mbështetje simbolike por domethënëse, se ky Samit ishte një vlerësim për politikën e jashtme të Shqipërisë, ndërsa Kievi është i vetëdijshëm për mbështetjen e pakët praktike, që mund të japë Ballkani Perëndimor, një mbështetje që qëndresa e gjatë ukrainase e pret nga SHBA-të dhe Bashkimi Europian./VOA



Ju sugjerojmë

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
Kronikë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

18 Korrik, 2026 8:46 pm
Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur
Kronikë

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur

18 Korrik, 2026 6:52 pm
Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm
Bota

Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm

18 Korrik, 2026 6:02 pm
Izraeli planifikon të përdorë krokodilë për të ruajtur të burgosurit palestinezë
Bota

Izraeli planifikon të përdorë krokodilë për të ruajtur të burgosurit palestinezë

18 Korrik, 2026 4:41 pm
Para
“Nisni dialogun”, ambasadori i BE thirrje politikës: Të kemi një parlament funksional…

"Nisni dialogun”, ambasadori i BE thirrje politikës: Të kemi një parlament funksional...

Dy viktima në Korçë/ Autori qëllon ndaj një personi dhe më pas vret veten

Dy viktima në Korçë/ Autori qëllon ndaj një personi dhe më pas vret veten

Samiti BE-Ballkani Perëndimor për Planin e Rritjes Ekonomike/ Vuçiç darkon me Ramën dhe Varhelyi

Samiti BE-Ballkani Perëndimor për Planin e Rritjes Ekonomike/ Vuçiç darkon me Ramën dhe Varhelyi
















TE FUNDIT

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
19 Korrik, 2026

Një sulm i ri iranian ndaj një impianti energjie dhe shkripëzimi të ujit në Kuvajt ka shkaktuar zjarr në objekt,...

Lexo më shumë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
19 Korrik, 2026

Është përcjellë në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti, i cili humbi jetën tragjikisht në moshën 40-vjeçare pas një aksidenti...

Lexo më shumë

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
19 Korrik, 2026

Mijëra përdorues të Facebook dhe Instagram në të gjithë botën janë përballur me probleme teknike mëngjesin e së dielës, sipas...

Lexo më shumë

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
19 Korrik, 2026

Të shtëna me armë zjarri u raportuan mbrëmjen e djeshme në fshatin Barbullush të Vaut të Dejës. Policia bën me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}