Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekskluzive/ Sot masa e sigurisë, vëllai i “Ballist” Morinës: Ismaili pret fëmijën e tretë, duan ta ekstradojnë në Serbi

2017/06/16 at 11:26 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ekskluzive/ Sot masa e sigurisë, vëllai i “Ballist” Morinës: Ismaili pret fëmijën e tretë, duan ta ekstradojnë në Serbi

Tifozet Kuq e Zi, gjate ndeshjes se futbollit ndermjet ekipeve kombetare, Shqiperi-Armeni, 2-1, e vlefshme per eleminatoret e "Euro 2016" ne France, e luajtur ne stadiumin "Elbasan Arena", ne qytetin e Elbasanit. /r/n/r/nAlbanian fans, during the Euro 2016 qualifying round football match between Albania and Armenia, 2-1, at the Elbasan Arena Stadium.

Ismail Morina apo ndryshe i njohur si Ballist Morina heroi i Dronit të Beogradit vazhdon të jetë i ndaluar në Kroaci prej disa ditësh, aty ku sot Gjykata e Dubrovnikut sipas informacioneve që disponon Opinion.al do të japë edhe masën e sigurisë. Ballist Morina u ndalua tri ditë më parë në kufirin malazezo-kroat,  fillimisht për kalimi të kufirit pa mjete identifikimi, por nga sa mësohet nga të afërmit e tij ndalimi i vërtetë ka të bëjë me një urdhër ekstradimi nga shteti serb i cili e kërkon për llogari të tij për ngjarjen e 14 tetorit 2015 në stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri ku një dron me flamurin” Autochtonus” i ngritur sikundër u mësua më pas nga një shtetas shqiptar i vetëidenntifikuar si Ismail “Ballist” Morina, solli edhe ndërprerjen e ndeshjes. Gazetari i “Opinion” Dritan Laci ka kontaktuar me Xhevahir Morinën vëllain e Ismail Morinën për të mësuar më shumë mbi atë që po ndodh me atë që deri dje e quanim “Heroin e Beogradit” por që sot shteti shqiptar sipas të afërmve të tij nuk është kujdesur aspak  për ti dhënë ndihmë ligjore në këto momente të vështira, ku ekstradimi në shtetin serb mund ti rrezikojë edhe jetën. Jo vetëm kaq, por sipas vëllai të tij, shteti është përgjegjës edhe për faktin që ka mëse dy vite që e ka lënë pa mjete identifikimi, çka e detyroi së fundmi të merrte një rrugë e cila mund të rezultojë fatale për lirinë e tij.


“Ismaili erdhi në Shqipëria nga Italia më datë 3 qershor, pasi babai ynë ndërroi jetë nga një infarct I zemrës. Për të nuk ishte e lehtë të vinte, pasi prej shumë kohësh shteti shqiptar I mban të bllokuar pasaportën, për arsye që tashmë dihen. Babai u varros me datë. Sipas zakoneve tona ne presim njerëz deri në të pestat. Duhet të sqaroj se Ismaili ka hyrë në Shqipëri nga Rinasi, me një letër të marrë në konsullatën shqiptare në Milano. Ai ka lënë në Itali gruan italiane me origjinë arbëreshe që aktualisht është shtatzanë dhe dy fëmijët. Pasi ka mbyllur zakonet e mortit, unë dhe Ismaili jemi nisur për tu kthyer në Itali nëpërmjet rrugës tokësore nga Mal I Zi e më tej në Kroaci, Slloveni për të dalë në kufirin me Italinë në veri”.

Në kufirin me Malin e Zi duket se kanë filluar edhe problemet e para serioze për Ismail Morinën.

“Sapo kemi kaluar në doganën malazeze ndaj nesh ka filluar një terror I vërtetë. Ismaili ka pasur me vete lejeqëndrimin italian.  Autoritetet malazeze sapo panë emrin Ismail Morina filluan ti bëjnë pyetje nga më të ndryshme provokuese. Madje i grisën edhe një bluzë të ekipit të Kukësit që ja kishin dhuruar tifozët me rastin e shpalljes në kërkim. Aty kuptuam që malazezët e njohën Ismail Morinën. Pasi na mbajtën një kohë të gjatë për kontroll na lanë të lirë, por një makinë policie na ka shoqëruar për afro 20 km ne territorin malazez. Kur kemi menduar se kemi shpëtuar dhe po I drejtoheshim kufirit kroat aty më pas ndodhi ajo që nuk e prisnim. Në doganën kroate Ismaili nuk u la të kalonte më tej, ndërsa unë po. Arsyeja ishte një urdhër ekstradimi nga Serbia. ”

I pyetur përse nuk e kishin kërkuar rikthimin e pasaportës nga autoritetet shqiptare, Xhevahir Morina, thotë për Opinion.al se kanë bërë disa herë kërkesë për ta mundësuar një gjë të tillë, por Prokuroria nuk ja ka kthyer Ismail Morinës pasaportën edhe pse hetimet janë mbyllur.

“Jo vetëm që nuk na e kanë kthyer pasaportën, por donin të na bllokonin edhe lejen e marrë në konsullatën e Milanos. Prandaj edhe u detyruam të kalonim nëpërmjet kufirit tokësor”

Frika më e madhe tashmë e familjarëve të Ismail Morinës është vendimi i mundshëm i autoriteteve kroate për të zbatuar urdhërin për ekstradimin e tij në Serbi. Sipas Xhevahir Morinës, sot në Gjykatën e Dubrovnikut në Kroaci ndodhet edhe gruaja shtatzanë e Ballist Morinës e cila është me profesion jurist, bashkë me dy fëmijët.

“Ne shpresojmë dhe i bëjmë thirrje shtetit shqiptar ta ndihmojë Ballist Morinën. Atë që bëri vëllai ynë në Beograd ishte një rast unik. Ballist Morina tani nuk i përket më vetvetes por gjithë shqiptarëve që i ka bërë krenar. Një miku, një biznesmen i njohur ka vendosur një garanci 15 mijë eurosh me qëllim që Gjykata e Dubrovnikut ti japë Ballist Morinës lirinë me kusht kundrejt garancisë.  Jemi në një terror të vertetë nga ajo që mund të ndodhë, dhe nëse vëllai ynë ekstradohet kjo është edhe përgjegjësi e vetë ne shqiptarëve, shtetit shqiptar për neglizhencën”, e mbyll vëllai i Ballist Morinës apelin e tij për pushtetarët në Shqipëri./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
Kronikë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

18 Korrik, 2026 8:46 pm
Para
Kush është shqiptari në mesin e 100 njerëzve më me influencë në botë

Kush është shqiptari në mesin e 100 njerëzve më me influencë në botë

Vlorë, goditet sasi e konsiderueshme kanabisi, arrestohet 71 vjeçari

Vlorë, goditet sasi e konsiderueshme kanabisi, arrestohet 71 vjeçari

Dëshmia rrënqethëse nga Londra/ Nëna hodhi fëmijën nga kati i 10 për t’i shpëtuar flakëve

Prekëse/ Vdesin të përqafuar, telefonuan prindërit dhe më pas u mbuluan nga zjarri
















TE FUNDIT

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
20 Korrik, 2026

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në protestë përpara Kuvendit, këtë  të hënë me thirrjet “Parlamenti i krimit”, “Rama jep dorëheqjen”...

Lexo më shumë

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
20 Korrik, 2026

Spanja është shpallur kampione e botës në finalen e botërorit 2026 përvallë Argjentinës. Në një ndeshje që në fakt u...

Lexo më shumë

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
19 Korrik, 2026

Një sulm i ri iranian ndaj një impianti energjie dhe shkripëzimi të ujit në Kuvajt ka shkaktuar zjarr në objekt,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}