Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekskluzive/ Flet muzikanti shqiptar i Filarmonisë së Vienës: Harrojeni Koncertin e Vienës në Tiranë, nuk ka të dytë….

2016/12/20 at 12:20 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ekskluzive/ Flet muzikanti shqiptar i Filarmonisë së Vienës: Harrojeni Koncertin e Vienës në Tiranë, nuk ka të dytë….

Edison Pashko është një nga vlerat e shtuara të artit shqiptar në botë. Violinçelisti, i lindur dhe edukuar në Korçë, është një nga 147 muzikantët e Filarmonisë së Vienës që performon çdo datë 1 Janar në atë që njihet si Koncerti i Vienës, ndër  performancat më prestigjoze muzikore të planetit. Në kulmin e zhurmës së krijuar në Tiranë ku kryeministri  Rama ka lajmëruar të gjithë artdashësit se më datë 2 Janar Filarmonia e Vienës do të mbajë koncert në kryeqytet, çka ka shkaktuar kaos në sigurimin e një bilete, Opinion.al nëpërmjet gazetarit Dritan Laci ka biseduar me vetë muzikantin shqiptar të Filarmonisë së Vienës. A është Filarmonia e Vienës ajo që do të vijë të performojë më datë 2 Janar në Tiranë? Përse Koncerti I Vienës nuk lëviz nga Viena? Çfarë përfaqësojnë instrumentistët që do të vijnë të performojnë në Tiranë? Të gjitha përgjigjet e pyetjeve të mësipërme, por edhe të tjera i lexoni në intervistën e mëposhtme më violinçelistin shqiptar të Filarmonisë së Vienës, Edison Pashko


Intervistoi Dritan LACI

Z.Pashko përshëndetje. Kjo periudhë është shumë e ngarkuar për Filarmoninë e Vienës. Kuptohet edhe për ju si violinçelist, një nga muzikantët pjesëmarrës në Koncertin e madh që mbahet më datë 1 Janar. Është folur shumë ditët e fundit për një Koncert të Filarmonisë së Vienës në Tiranë. Fillimisht si po shkojnë përgatitjet për koncertin e madh të përvitshëm që mbahet më datë 1 Janar?

Faleminderit Dritan. Provat e Koncertit fillojnë më 27 Dhjetor . Janë gati 2 ditë e gjysëm prova  në të cilat përfshihen fillimisht 2 Koncerte me të njëjtin program që do të luhet më datë 1 Janar, që përkojnë më 30 në mëngjes dhe 31 në darkë. Thashë kjo përpara shfaqjes që do të jepet më 1 Janar . Kuptohet përveçse kamerave dhe luleve që na rrethojnë për ne është punë e përditshme!

Krahas provave gjenerale sa kohë e nevojshme duhet për të përgatitur një koncert madhështor si ai i Vienës?

Nqs flasim per Valcet dhe Polkat e Vitit te ri, Vienna është ‘The Place to be ‘ . Këtu ka lindur kjo kulturë dhe traditë ( Strauss Family ! ) Dua të them, më shumë se 4 prova nuk kemi nevojë. Ai që kërkon të mësojë apo përsosë repertorin është dirigjenti dhe jo orkestra . Këto lloj muzike e ka ‘vendi’ në gjak !

Z.Pashko, Tirana ka ditë që zien nga Koncerti i Vienës që do të mbahet më datë 2 Janar në Pallatin e Kongreseve në kryeqytet. Fillimisht a jeni në dijeni të faktit që Filarmonia e Vienës do të japë koncert në Tiranë më datë 2 Janar?

Dritan, Koncerti i Vienës më 1 Janar është dhe mbetet UNIKAL për arsyen se është VETËM me 1 Janar . Nqs do të ishte 2 herë në vit në çfarëdo date tjetër,  kurrë s’do ti hidhte sytë njeri. Eshte mjaft e thjeshtë . Ky fakt është pjesë bazë e Kushtetutës së Filarmonisë së Vienës . Sa herë në histori kemi pasur oferta marramendëse nga Lindja e Mesme apo e Largët për një Koncert vetëm me Valce, nuk flas për Vit te Ri apo të vjetër , por jo kurrë.

Në fakt në Tiranë këto ditë ka plasur një sherr i madh për biletat e Koncertit të Filarmonisë së Vienës. Njerëz që mbajnë radhë të gjata, bileta të shtrenjta…Pra ju po më thoni që Filarmonia e Vienës nuk ka mundësi të jetë në Tiranë për një koncert të tillë?

Harroje ! Dhe përgjigjen zyrtare jua dha edhe vetë Filarmonia e Vienës.

Një nga personazhet që do të performojë më datë 2 Janar është edhe violinisti i njohur Shkëlzen Dolli, kolegu juaj në Filarmoninë e Vienës bashkë instrumentistë të tjerë. Por nëse ky koncert është shitur si i Filarmonisë së Vienës, përse nuk ka një ftesë për ju si një nga violinçelistët më të njohur të vetë Filarmonisë?

Shkëlzeni ka hyrë në Filarmoni disa vjet më parë se mua dhe ka krijuar me kohë Ansamblin e tij Bazë. Violinçelisti i Shkëlzenit është një nga kolegët e mi më të talentuar,  argjentinasi Sebastian Bru. Nuk e di se me çfarë Ansambli vjen Shkëlzeni në Tiranë , me 3 ose 30 veta të tjerë. Vetëm Filarmonia e Vienës nuk është!!!

Edison edhe një pyetje të fundit. Për ata që nuk e dinë. Sa muzikantë ka Filarmonia e Vienës dhe çfarë organizimi do të duhej për një event të tillë, nëse e marrim të mirëqenë se do të pranonin ftesën për të dhënë koncert në Tiranë?

Filarmonia ka 147 anëtarë. Kjo është Shoqëri Private dhe sigurisht atje ku krijohen kushtet financiare vijmë dhe luajmë me Kenaqesi. Si kudo që nga Sydney deri Sarajevo por.. këtu qëndron dhe qeni i groposur i Tares – KURRË me Programin e Vitit te ri. Për anën financiare jam personi i gabuar të jap informacion por jam i sigurtë që jemi nga Orkestrat më të shtrenjta kur kapërcejmë Pragun e Austrisë ./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Industritë ku Inteligjenca Artificiale kërcënon më shumë vendet e punës
Bota

Industritë ku Inteligjenca Artificiale kërcënon më shumë vendet e punës

4 Korrik, 2026 9:07 am
“Rama në burg”/ Rama për protestuesit: Presin fund të ndryshëm nga një film i parë
Aktualitet

Pavarësia e SHBA, Rama: Festë për shqiptarët, pavarësisht erërave kundër që…

4 Korrik, 2026 8:46 am
SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë
Bota

SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë

4 Korrik, 2026 8:32 am
Kapen në Rinas rreth 46 kilogramë drogë, u transportuan nga një çift shqiptar
Kronikë

Kapen në Rinas rreth 46 kilogramë drogë, u transportuan nga një çift shqiptar

3 Korrik, 2026 10:01 pm
Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

3 Korrik, 2026 8:34 pm
Protesta/ Ambasada e Rusisë reagon pas deklaratave të Ballës dhe Gonxhjas
Aktualitet

Protesta/ Ambasada e Rusisë reagon pas deklaratave të Ballës dhe Gonxhjas

3 Korrik, 2026 8:25 pm
Evropa në alarm, vala e të nxehtit sjell rritje të numrit të vdekjeve
Bota

Evropa në alarm, vala e të nxehtit sjell rritje të numrit të vdekjeve

3 Korrik, 2026 6:32 pm
Polemikat/ FIFA shpjegon anulimin e golit të Kroacisë ndaj Portugalisë
Sport

Polemikat/ FIFA shpjegon anulimin e golit të Kroacisë ndaj Portugalisë

3 Korrik, 2026 5:04 pm
Francë/ Njerëzit përleshen për kondicionerë, shkak vala e të nxehtit
Bota

Francë/ Njerëzit përleshen për kondicionerë, shkak vala e të nxehtit

3 Korrik, 2026 4:55 pm
Ronaldo: E vështirë me Spanjën, ata janë favoritët për të fituar Botërorin
Sport

Ronaldo: E vështirë me Spanjën, ata janë favoritët për të fituar Botërorin

3 Korrik, 2026 3:21 pm
Para
Fotolajm/ Modelja Kristin Prengaj vjen si një babagjysh seksi me të brendshme

Fotolajm/ Modelja Kristin Prengaj vjen si një babagjysh seksi me të brendshme

Vrasja e diplomatit rus na kujton fuqinë e madhe që ka Facebook mbi median

Profili/ Kush është vrasësi i ambasdorit rus në Ankara

Intervista në “Debati në Channel One”/ Akademiku rus Rusakov: “Rusia duhet ta njohë Kosovën”

Intervista në "Debati në Channel One"/ Akademiku rus Rusakov: "Rusia duhet ta njohë Kosovën"
















TE FUNDIT

Industritë ku Inteligjenca Artificiale kërcënon më shumë vendet e punës

Industritë ku Inteligjenca Artificiale kërcënon më shumë vendet e punës
4 Korrik, 2026

Një studim i ri ka identifikuar industritë ku Inteligjenca Artificiale (IA) pritet të ketë ndikimin më të madh te punëtorët...

Lexo më shumë

Pavarësia e SHBA, Rama: Festë për shqiptarët, pavarësisht erërave kundër që…

“Rama në burg”/ Rama për protestuesit: Presin fund të ndryshëm nga një film i parë
4 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë sot (4 korrik), Ditën e Pavarësisë, duke përkujtuar miratimin e Deklaratës së Pavarësisë në vitin...

Lexo më shumë

SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë

SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë
4 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara po kremtojnë 250-vjetorin e themelimit të vendit me një seri aktivitetesh madhështore, ku qendra e festimeve do...

Lexo më shumë

Kapen në Rinas rreth 46 kilogramë drogë, u transportuan nga një çift shqiptar

Kapen në Rinas rreth 46 kilogramë drogë, u transportuan nga një çift shqiptar
3 Korrik, 2026

Një rast i trafikimit të lëndëve narkotike në Aeroportin “Nënë Tereza”, ku u zbuluan 46 kilogramë lëndë narkotike e futur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}