Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista në “Debati në Channel One”/ Akademiku rus Rusakov: “Rusia duhet ta njohë Kosovën”

2016/12/20 at 12:46 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Intervista në “Debati në Channel One”/ Akademiku rus Rusakov: “Rusia duhet ta njohë Kosovën”

Akademiku rus Aleksandër Rusakov deklaron se Rusia duhet ta njohë patjetër Kosovën. I ardhur në Tiranë me ftesë të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës në një konferencë shkencore për shkrimtarin Ismail Kadare, Rusakov dha një intervistë të gjatë për gazetarin Roland Qafoku në emisionin “Debati në Channel One”. Një njohës shumë i mirë i gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqipe, Rusakov deklaroi për gazetarin Qafoku se nuk ka asnjë arsye që Rusia të vazhdojë të mos e njohë shtetin e Kosovës. “Kjo duhet të bëhet patjetër dhe nuk mund të ketë më hezitime”, tha Rusakov që një pjesë të studimeve të tij për gjuhën dhe kulturën shqipe i ka bërë në Kosovë.


Rusakov për Kadarenë

Profesori rus Aleksandër Rusakov gjatë konferencës shkencore mbajti kumptesën me temë “Gjuha shqipe në krijimin e universit të Kadaresë” duke përdorur deri një shprehje të marrë prej tij “gjithëfarë rrangullash që su dihej as emri”. Janë të shumtë studiuesit shqiptarë që e vlerësuan Rusakov për sjelljen në studimin e tij të elementeve të gjuhës shqipe të përdorur nga Kadare në krijimet e tij letrare që për studiuesit dhe shkencëtarët është një lëndë e jashtëzakonshme. Lidhur me këtë gjatë intervistës Rusakov preku edhe çështjen e çmimit Nobel duke bërë një përcaktim gati letrar. “Ismail Kadare është krijur për të marrë çmimin “Nobel”. Unë nuk arrij të kuptoj se si Akademia suedeze nuk ia jep këtë çmim këtij shkrimtari. Por duket se ka arsye politike”, tha gjuhëtari dhe akademiku rus. Sipas tij njëkohësisht duhet të kenë ndikuar edhe ata shqiptarë që kanë dërguar letra e padi ndaj Kadaresë në Akademinë “Nobel”. “Kjo nuk është normale por më anormale është se si Akademia nuk ia jep këtë çmim”, tha ai. I pyetur nga gazetari Qafoku nëse Ismail Kadare ka qenë ndikuar në krijimtarinë e vet nga shkrimtarët rusë, bashkohës të tij, Rusakov e mohoi kategorikisht këtë. “Kadare nuk është ndikuar nga letërsia ruse. Po të ishte ndikuar në atë kohë do ta dëmtonte në krijimtarinë e vet”, tha Rusakov. I pyetur nga gazetari Qafoku se përse Kadare nga njëra anë merr vlerësime prej tij por nga ana tjetër vetëm dy romane janë përkthyer në shqip, Rusakov tha: “Po është e vërtetë, në rusisht janë përkthyer vetëm “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Dimri i madh”. “E para është vepër e madhe, ndërsa e dyta nuk na ka bërë shumë përshtypje sepse e kemi lexuar vetëm pas vitit 1990. Ndoshta do kishte vlerë tjetër nëse do ta lexonim pas botimit në Shqipëri,”, tha Rusakov. Nga ana tjetër Rusakov shtoi se arsyeja e mospërkthimit të veprave të tjera është sepse në Rusi nuk ka përkthyes të mirë të një niveli të lartë.

Marrëdhëniet e Rusisë me Shqipërinë dhe gjuha shqipe

Aleksandër Rusakov është profesor i gjuhës shqipe në degën e gjuhës shqipe në Universitetin e Shën Petërburgut në Rusi. Kjo degë është themeluar në këtë universitet që në vitin 1955, ndërsa Rusakov ka nisur studimet për gjuhën shqipe në vitin 1974. Gjatë intervistës së tij ai  tha se e kishte tërhequr gjuha shqipe si një gjuhë e vjetër dhe krejt e veçantë. Rusakov tregoi vështirësitë e studimeve nga viti 1974 deri në vitin 1990 sepse marrëdhëniet mes Bashkimit Sovjetik dhe Shqipërisë ishin ndërprerë. “Nuk kam dëgjuar një rus të shajë dhe flasë keq për popullin shqiptar. Kam dëgjuar të shajnë diktatorët shqiptarë nga të cilët kanë vuajtur. Kam dëgjuar të shajnë regjimin, por kurrë nuk kam dëgjuar fjalë të këqija për popullin shqiptar”, tha ai.  Megjithatë Rusakov e kishte gjetur shpëtimin për të studiuar gjuhën shqipe në trojet shqiptar. ”Për mua shpëtim ka qenë Kosova. Kam qenë disa herë në Kosovë gjatë asaj kohe sepse mund të vija atje ndërsa në Shqipëri jo. Kjo më ka ndihmuar shumë ta njohë gjuhën shqipe dhe kulturën nëpërmjet Kosovës”, tha ai.

 



Ju sugjerojmë

Kupa e Botës 2026 futet në histori, rekord autogolash
Sport

Kupa e Botës 2026 futet në histori, rekord autogolash

4 Korrik, 2026 9:14 am
Industritë ku Inteligjenca Artificiale kërcënon më shumë vendet e punës
Bota

Industritë ku Inteligjenca Artificiale kërcënon më shumë vendet e punës

4 Korrik, 2026 9:07 am
“Rama në burg”/ Rama për protestuesit: Presin fund të ndryshëm nga një film i parë
Aktualitet

Pavarësia e SHBA, Rama: Festë për shqiptarët, pavarësisht erërave kundër që…

4 Korrik, 2026 8:46 am
SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë
Bota

SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë

4 Korrik, 2026 8:32 am
Kapen në Rinas rreth 46 kilogramë drogë, u transportuan nga një çift shqiptar
Kronikë

Kapen në Rinas rreth 46 kilogramë drogë, u transportuan nga një çift shqiptar

3 Korrik, 2026 10:01 pm
Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

3 Korrik, 2026 8:34 pm
Protesta/ Ambasada e Rusisë reagon pas deklaratave të Ballës dhe Gonxhjas
Aktualitet

Protesta/ Ambasada e Rusisë reagon pas deklaratave të Ballës dhe Gonxhjas

3 Korrik, 2026 8:25 pm
Evropa në alarm, vala e të nxehtit sjell rritje të numrit të vdekjeve
Bota

Evropa në alarm, vala e të nxehtit sjell rritje të numrit të vdekjeve

3 Korrik, 2026 6:32 pm
Polemikat/ FIFA shpjegon anulimin e golit të Kroacisë ndaj Portugalisë
Sport

Polemikat/ FIFA shpjegon anulimin e golit të Kroacisë ndaj Portugalisë

3 Korrik, 2026 5:04 pm
Francë/ Njerëzit përleshen për kondicionerë, shkak vala e të nxehtit
Bota

Francë/ Njerëzit përleshen për kondicionerë, shkak vala e të nxehtit

3 Korrik, 2026 4:55 pm
Para
Sulmohet brenda në shtëpi kampionia e tenisit

Sulmohet brenda në shtëpi kampionia e tenisit

Kush po i drogon shqiptarët?

Kush po i drogon shqiptarët?

Foto/ Policia: Ky është grabitësi i bankës tek 21 Dhjetori

Foto/ Policia: Ky është grabitësi i bankës tek 21 Dhjetori
















TE FUNDIT

Kupa e Botës 2026 futet në histori, rekord autogolash

Kupa e Botës 2026 futet në histori, rekord autogolash
4 Korrik, 2026

Autogoli i Mohamed Hanyt, që i dha mundësinë Australisë të barazonte rezultatin 1-1 kundër Egjiptit ishte i trembëdhjeti i Kupës...

Lexo më shumë

Industritë ku Inteligjenca Artificiale kërcënon më shumë vendet e punës

Industritë ku Inteligjenca Artificiale kërcënon më shumë vendet e punës
4 Korrik, 2026

Një studim i ri ka identifikuar industritë ku Inteligjenca Artificiale (IA) pritet të ketë ndikimin më të madh te punëtorët...

Lexo më shumë

Pavarësia e SHBA, Rama: Festë për shqiptarët, pavarësisht erërave kundër që…

“Rama në burg”/ Rama për protestuesit: Presin fund të ndryshëm nga një film i parë
4 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë sot (4 korrik), Ditën e Pavarësisë, duke përkujtuar miratimin e Deklaratës së Pavarësisë në vitin...

Lexo më shumë

SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë

SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë
4 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara po kremtojnë 250-vjetorin e themelimit të vendit me një seri aktivitetesh madhështore, ku qendra e festimeve do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}