Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekipi i Trump përfundon argumentat për mbrojtjen në gjyqin e shkarkimit

2020/01/29 at 5:31 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ekipi i Trump përfundon argumentat për mbrojtjen në gjyqin e shkarkimit

Avokatët e Presidentit Trump mbyllën seancën e tyre të mbrojtjes të martën, duke u thënë 100 senatorëve se Presidenti nuk bëri asgjë të gabuar në bisedëne tij me udhëheqësin e Ukrainës.


Me përfundimin e mbrojtjes nga ekipin ligjor i Presidentit Trump, gjykimi për shkarkimin e tij në Senat kalon tani në fazën tjetër: në atë me pyetjet me shkrim të senatorëve drejtuar të dyja palëve.

Republikanët dhe Demokratët e Senatit do të alternojnë paraqitjen e pyetjeve të tyre me shkrim për t’u lexuar nga Kreu i Gjykatës së Lartë John Roberts.

Faza e parë e gjyqit në Senat përfundoi ndërsa vazhdojnë përplasjet për pranimin e dëshmitarëve dhe provave të reja në fazën tjetër -përfshi ish-këshilltarin e Sigurisë Kombëtare John Bolton.

Presidenti Trump mblodhi mbështetësit e tij në shtetin e Nju Xhersit…vetëm disa orë pasi ekipi i tij ligjor mbylli argumentat mbrojtëse në Kongres.

“A po bëjmë një procedurë shkarkimi sepse ndihma u dha tre javë para përfundimit të vitit fiskal? Për një telefonatë 6-minuta? Në fund tëfundit, kjo është e gjitha”,tha Jay Sekulow, këshilltar ligjor i Shtëpisë së Bardhë.

Avokatët e presidentit përdorën vetëm gjysmën e kohës së tyre të caktuar … duke u thënë senatorëve se përpjekjet e demokratëve për shkarkimin e presidentit janë të rrezikshme.

“Ajo që po ju kërkojnë të bëni është të shkarkoni një president të suksesshëm në prag të zgjedhjeve në kundërshtim me Kushtetutën. Kjo do të ndryshonte në mënyrë të rrezikshme vendin tonë dhe do tëdobësonte përgjithmonë të gjitha institucionet tona demokratike. Ju të gjithë e dini se kjo nuk është në interes të popullit amerikan”, tha Pat Cipollone, këshilltar i Shtëpisë së Bardhë.

Por gjyqi është shumë larg përfundimit-pasi po rritet presioni për të thirrur ish këshilltarin e Sigurisë Kombëtare John Bolton për të dëshmuar.

“Nëse kolegët e mi republikanë tani dështojnë të thërrasin dëshmitarë, ata në thelb po shkatërrojnë Kushtetutën dhe po shkelin ligjin që kërkon që ata të dëgjojnë këta dëshmitarë. John Bolton ishte në dhomë kur u bë telefonata. Ishte me sy dhe veshë aty bshkë me presidentin. Ai e quajti atë si një marrëveshje droge. U përpoq ta ndalonte. Ne duhet që pa diskutim ta dëgjojmë këtë dëshmi”, tha senatori demokrat Richard Blumenthal.

Që të mund të thirren dëshmitarë duhet që katër senatorë republikanë t’u bashkohen demokratëve. Por, jo të gjithë republikanët kanë besim në ato që mund të thotë zoti Bolton.

“John Bolton është një punonjës i pakënaqur, shumë i zemëruar dhe i pushuar nga puna, i cili dëshiron të bëjë miliona dollarë me dëshmi. Një pyetje e rëndësishme për John Boltoninështë: ‘Pse nuk doje të dëshmoje një muaj më parë, por tani që po fiton miliona dollarë për një libër? Çfarë ka ndryshuar?’, pyet senatori republican, Rand Paul.

Republikanët po bëjnë thirrje për një marrëveshje që do të sillte si dëshmitarë ish-nënpresidentin Joe Biden dhe djalin e tij, Hunter. Demokratët argumentojnë se Biden dhe djali i tij nuk kanë asnjë lidhje me këtë proces.

“Nëse ata dëshirojnë këmbime dëshmitarësh, atëherë le të thërrasin Mick Mulvaney. Mick Mulvaney ka thënë se ai kundërshton ato që do të thotë John Bolton. Le të thërrasin Mick Mulvaneyn. Le të thërrasin Sekretarin Pompeo. Le të thërrasin njerëz që janë dëshmitarë të përhershëm të këtij skandali dhe kësaj skeme korruptive, nëse duan këmbim dëshmitarësh. Por kjo nuk është vërtet ajo që duan. Ata duan një shpërqendrim. Dhe nuk mendoj se senatorët duan të lejojnë që ky proces të kthehet në një cirk”, tha ligjvënësi Adam Schiff.

Anketat tregojnë se shumica e amerikanëve dëshirojnë prova të reja dhe dëshmitarë në gjyqin në senat, i cili vazhdon me pyetjet e senatorëve./ VOA



Ju sugjerojmë

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj
Kronikë

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj

13 Qershor, 2026 10:44 pm
Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

13 Qershor, 2026 10:40 pm
Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë
Kryesore

Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë

13 Qershor, 2026 9:12 pm
Integrimi/ Rama: Molotovarët e opozitës pengojnë Shqipërinë
Kryesore

Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehje e neveritshme që shoqëron protestën

13 Qershor, 2026 7:51 pm
Kryetari i Parlamentit të Iranit: Do rezistojmë deri në frymën e fundit për fitoren
Bota

Kryetari i Parlamentit të Iranit: Do rezistojmë deri në frymën e fundit për fitoren

13 Qershor, 2026 7:50 pm
Nis protesta e 14-të, qytetarët mblidhen përpara Kryeministrisë
Aktualitet

Nis protesta e 14-të, qytetarët mblidhen përpara Kryeministrisë

13 Qershor, 2026 6:46 pm
Tregu i punës mbushet me të huaj, shtohet punësimi i emigrantëve në Durrës
Aktualitet

Tregu i punës mbushet me të huaj, shtohet punësimi i emigrantëve në Durrës

13 Qershor, 2026 6:43 pm
Në prag të marrëveshjes SHBA-Iran, ulet çmimi i naftës në bursa
Bota

Në prag të marrëveshjes SHBA-Iran, ulet çmimi i naftës në bursa

13 Qershor, 2026 4:43 pm
Zvicra në referendum, vendos për pragun prej 10 milionë banorësh të popullsisë
Bota

Zvicra në referendum, vendos për pragun prej 10 milionë banorësh të popullsisë

13 Qershor, 2026 3:02 pm
Detaje nga dosja e SPAK, takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët
Kronikë

Detaje nga dosja e SPAK, takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët

13 Qershor, 2026 2:09 pm
Para
Lirohet nga detyra pas 7 vitesh zv/ministri i Ekonomisë dhe Financave

Lirohet nga detyra pas 7 vitesh zv/ministri i Ekonomisë dhe Financave

Abuzimet me ndërtimet/ Apeli i Durrësit lë në burg 4 nga 18 të ndaluarit

Abuzimet me ndërtimet/ Apeli i Durrësit lë në burg 4 nga 18 të ndaluarit

Reforma e pensioneve, rikthehen sërish protestat në Francë

Reforma e pensioneve, rikthehen sërish protestat në Francë
















TE FUNDIT

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj
13 Qershor, 2026

Moisi Habilaj është arrestuar mbrëmjen e sotme në Borsh, gjatë një operacioni të zhvilluar nga strukturat e Policisë së Shtetit....

Lexo më shumë

Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
13 Qershor, 2026

Pas përfundimit të fjalimeve në protestën para Kryeministrisë, qytetarët janë përhapur nëpër rrugët e Tiranës, me protestuesit që janë duke...

Lexo më shumë

Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë

Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë
13 Qershor, 2026

Sali Berisha, në një takim me fermerët në Cërrik, i bëri thirrje të rinjve që të bëjnë të pamundurën për...

Lexo më shumë

Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehje e neveritshme që shoqëron protestën

Integrimi/ Rama: Molotovarët e opozitës pengojnë Shqipërinë
13 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka marrë shkas nga thirrjet për bojkotin e koncertit të Ylli Limanit për të reaguar sërish për protestën qytetare...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}