Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekipi i presidentit të SHBA-së për Ballkanin

2025/02/14 at 9:34 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Ekipi i presidentit të SHBA-së për Ballkanin

Richard Grenell ka qenë një herë njeriu i Donald Trump për Ballkanin, dhëndri Jared Kushner kujdeset prej kohësh për bizneset e Trump në rajon dhe ish-guvernatori Rod Blagojevich përflitet si ambasador i SHBA-së.


Javët e para të presidencës së dytë të Donald J. Trump e konfirmuan kryetitullin e gazetës New York Times ditën kur ai mori detyrën, që shkruante: “The Deal Maker in Chief is back”. Edhe në politikën e tij të jashtme duket se po qartësohet, se lajtmotiv i Trump do të mbeten “marrëveshjet e tij të dashura”.

Kështu për shembull: Ukraina do të vazhdojë të marrë ndihmë ushtarake amerikane, nëse i garanton në këmbim SHBA-së akses në depozitat e saj të lëndëve të para si tokat e rralla dhe litiumi. Ose “marrja” e Rripit të Gazës për të krijuar një “rivierë të Lindjes së Mesme”. Apo klasikja e Trump: Një “Trump Tower”, këtë herë në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.

Për projektin, që dështoi në vitin 2012, tani është gati të fillojë ndërtimi. Kjo gjë, që u realizua 13 vjet më vonë, është iniciuar kryesisht nga këshilltari më i afërt i Trump, Richard “Ric” Grenell, i cili ishte i dërguari special i presidentit për Ballkanin gjatë mandatit të tij parë, dhe të cilin tani presidenti e bëri “të dërguarin e tij për misione speciale”.

Grenell ka marrëdhënie të ngushta, thuajse miqësore, me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç dhe ministrin e tij të jashtëm Marko Gjuriç, i cili ka qenë më parë ambasador i Serbisë në Uashington. Grenell mori një medalje nga Vuçiçi në vitin 2023 për “qasjen e tij të ekuilibruar” ndaj shtetit më të ri të Evropës, Republikës së Kosovës, të cilin Serbia edhe 26 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë e pretendon të sajin.

Në Mars 2024 midis qeverisë serbe, dhëndrit të Trump, Jared Kushner dhe investitorëve arabë u arrit marrëveshja Trump Tower Beograd, që sipas New York Times kushton gjysmë miliardë dollarë. Plani: Ish-ndërtesa e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, ose ish-Jugosllavisë, do të shndërrohet në një kompleks hotelesh me apartamente luksoze – me një memorial për viktimat e sulmit ajror të NATO-s në vitin 1999, nga i cili u godit ndërtesa. Ky do të ishte i pesti “Trump Tower” në botë, krahas Nju Jorkut, Çikagos, Manilës dhe Stambollit.

Ambasadori i mundshëm – Një figurë politike e diskutueshme edhe për standardet e  Trumpit

Revista Politico njoftoi javën e kaluar, se Trump po merr në konsideratë emërimin e ish-guvernatorit demokrat të Illinois si ambasador të SHBA në Beograd. Blagojevich, djalë i emigrantëve serbë, u hoq nga detyra në vitin 2009 dhe tre vjet më vonë u dënua me 14 vjet burg për korrupsion.

Trump ia shkurtoi dënimin Blagojevichit gjatë mandatit të tij të parë, më vonë ai u lirua para kohe në 2020. Kjo e bën atë një kandidat ideal për Trump, thotë për DW prof. Daniel Serwer, ekspert i Ballkanit në Universitetin e njohur Johns Hopkins dhe negociator i SHBA për Ballkanin nën Presidentin Bill Clinton: “Blago është njeriu i përsosur për Beogradin: një politikan thellësisht i korruptuar, që është i gatshëm të bëjë gjithçka që Trump dëshiron, në mënyrë që të rehabilitohet”.

Në fakt pas shkarkimit të tij në vitin 2010 Blagojevich mori pjesë në shfaqjen televizive të atëhershme të Trump “Celebrity Apprentice”. Pas Kongresit të Partisë Republikane, që e zgjodhi Trumpin kandidat për president në Maj 2024, ai së bashku me Grenell bënë fushatë, veçanërisht në komunitete me elektorat me origjinë serbe në SHBA, ku Trump arriti mbështjetje të lartë – si dhe mes politikanëve nacionalistë serbë në Serbi dhe shtetet fqinje të Ballkanit Perëndimor Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë, ku jetojnë gjithashtu serbë.

Në pranverën e vitit 2024 pesë biznesmenë amerikanë me origjinë serbe morën pjesë në një pritje në rezidencën e Trump në Mar-a-Lago në Florida, mes tyre Ranko Ristiç, themelues i firmës Zastava Arms USA, e cila importon ekskluzivisht armë zjarri nga firma serbe Zastava Oruzje në Shtetet e Bashkuara. Gjatë pritjes Trump e prezantoi Blagojevichin si një “mik të madh” dhe “bashkëpunëtor të ngushtë”, thotë Ristiç. Ai vetë i kishte treguar Trumpit se si serbëve në Bosnje u duhej të mbroheshin kundër 3.000 muxhahidëve në luftën e viteve 1991-1995.

Blagojevich nga ana tjetër u takua javën e kaluar me Vuçiçin në Beograd. Atje ai kritikoi ashpër në media kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe akuzoi atë se në Kosovë po ndodh një “spastrim etnik” i serbëve. Në vitin 1999 SHBA, së bashku me aleatët e NATO-s, përdorën sulme ajrore për të detyruar Serbinë të tërhiqte forcat e saj të sigurisë nga krahina e atëhershme e saj jugore për të parandaluar dëbimin e popullatës shumicë shqiptare nga Kosova. Tani Blagojevich i kërkoi shprehimisht falje Vuçiçit për pjesëmarrjen e SHBA në luftën e Kosovës. “Vendi im i ka bërë diçka të tmerrshme vendit tuaj në vitet 1990”, tha ambasadori i mundshëm i Trump në Serbi në adresë të presidentit serb. “Nuk është asgjë ndryshe nga ajo që po bën Rusia në Ukrainë (…) Presidenti Trump do të punojë për të përmirësuar marrëdhëniet e vendeve tona.”

Fushatë kundër Kosovës

Edhe i afërmi i Trumpit, Grenell e ka kritikuar disa herë kryeministrin aktual të Kosovës Kurti. Ai priti në Uashington një ditë para inaugurimit të Trump një kundërshtar të kreut të qeverisë, ish-kryeministrin Ramush Haradinaj. Ai më vonë postoi në kanalin X të KosovoOnline se “nuk do të ishte mirë për Kosovën”, “nëse Kurti qëndron në pushtet”. Kurti shkaktoi zemërimin e Grenellit në vitin 2020, sepse hodhi poshtë një shkëmbim të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që e kishte propozuar negociatori amerikan.

Këtyre zhvillimeve jashtëzakonisht pozitive për Vuçiçin i kundërvihen protestat masive, që kanë tronditur Serbinë që nga fillimi i Nëntorit. Javët e fundit retorika e presidentit serb lidhur me Kosovën është bërë më radikale, ndoshta për të shkëputur vëmendjen nga problemet e dukshme të brendshme politike.

Ministri i Jashtëm i Vuçiçit, Gjuriç e përshkroi Kosovën në “Berliner Zeitung” si “krahinën tonë jugore”, në të cilën serbët i nënshtrohen “diskriminimit dhe maltrajtimit të vazhdueshëm”. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Milan Mojsiloviç tha për të përditshmen “Vecernje novosti” se forcat e armatosura serbe ishin të gatshme të “mbronin” serbët dhe joshqiptarët e tjerë në territorin e krahinës sonë jugore. Duke thënë se në Kosovë ka “indikatorë të destabilizimit të mundshëm”. Vuçiç, i cili e kishte quajtur Kurtin “llum terrorist”, e përshkroi tani atë në kanalin serb Happy TV si një “zuzar”, që “urren serbët”.

Fjala është edhe për Bosnjën

Dr. Kurt Bassuener, drejtor i think-tankut Democratization Policy Council në Berlin, paralajmëron për DW, se jo vetëm integriteti territorial i Kosovës është i kërcënuar nga aspiratat e Serbisë së Madhe, por edhe ai i Bosnjës. BE mund të reagojë ndaj agresionit të Beogradit ndaj vendeve fqinje, duke rritur ndjeshëm numrin e trupave luftarake të EUFOR/Althea.

Në këtë situatë një ekip amerikan për Ballkanin, Grenell-Kushner-Blagojevich, do të ishte një dhuratë për Beogradin – me një lidhje direkte me Shtëpinë e Bardhë. Përmirësimi i marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën – gjithsesi i vështirë – do të bëhej edhe më i largët. Kontaktet e shumta mes treshes së Trumpit dhe zyrtarëve të qeverisë serbe si dhe deklaratat dhe postimet e Grenellit dhe Blagojevichit për Vuçiçin dhe kundër Kurtit janë shenja të përgatitjeve në SHBA.

Sulmeve të fundit serbe kundër NATO-s dhe forcave të sigurisë së Kosovës, si dhe vendosjes së trupave serbe në kufirin me Kosovën, BE iu përgjigj në vitin 2023 me sanksione – në mënyrë paradoksale kundër Kosovës. Vetëm ndërhyrja personale e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken te Vuçiçi dhe presioni i madh i NATO-s mundën të kthenin tanket e Serbisë. Sot ekspertët e Ballkanit Perëndimor Serwer dhe Bassuener dyshojnë që SHBA do të ndalonte ushtarakisht ushtrinë e Vuçiçit në rast emergjence. Serwer paralajmëron gjithashtu, se thjesht diskutimi për ndarjen e Kosovës apo Ukrainës do të inkurajonte secesionistët serbë në Bosnje për aksione përkatëse.

“Atëherë do të ishte në dorën e boshnjakëve që të reagonin. Dhe në Kosovë Javelins do të ishin mbrojtja më e mirë”, thotë Serwer për DW. Pa furnizimin me raketat shumë efektive amerikane antitank të tipit “Javelin” ishte e paimagjinueshme mbrojtja e suksesshme kundër invazionit të plotë rus në Ukrainë në 2022. Një përshkallëzim i vatrave të mundshme të konfliktit në Ballkanin Perëndimor, “oborrin e brendshëm” të BE, rrethuar nga të gjitha anët nga shtetet e BE, po bëhet më i mundshëm duke pasur parasysh situatën aktuale të politikës së sigurisë./DW



Ju sugjerojmë

SHBA-të dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik
Bota

SHBA-të dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik

6 Qershor, 2026 10:28 pm
Trump krijon video me inteligjencë artificiale: Kudo që shkoj, të gjithë më duan
Bota

Trump krijon video me inteligjencë artificiale: Kudo që shkoj, të gjithë më duan

6 Qershor, 2026 9:25 pm
“Rama jep dorëheqje”, shtohet numri i qytetarëve në protestën para Kryeministrisë
Aktualitet

“Rama jep dorëheqje”, shtohet numri i qytetarëve në protestën para Kryeministrisë

6 Qershor, 2026 9:15 pm
“Zvërneci”/ Rama del me një shënim të gjatë: E vërteta e protestave dhe qëndrimi ynë
Aktualitet

“Zvërneci”/ Rama del me një shënim të gjatë: E vërteta e protestave dhe qëndrimi ynë

6 Qershor, 2026 9:11 pm
“Çohuni nga kafja” qytetarët protestojnë edhe në Fier
Aktualitet

“Çohuni nga kafja” qytetarët protestojnë edhe në Fier

6 Qershor, 2026 8:26 pm
Protesta/ Qytetarët e diasporës-Ramës:Na përzunë ndër vite, sot do të përzëmë ne ty
Aktualitet

Protesta/ Qytetarët e diasporës-Ramës:Na përzunë ndër vite, sot do të përzëmë ne ty

6 Qershor, 2026 7:54 pm
Zvërneci/ Dita e 7 e protestës, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
Aktualitet

Zvërneci/ Dita e 7 e protestës, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

6 Qershor, 2026 6:31 pm
UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore
Aktualitet

UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore

6 Qershor, 2026 6:16 pm
Presidenti libanez: Irani po na përdor në negociatat me Trumpin
Bota

Presidenti libanez: Irani po na përdor në negociatat me Trumpin

6 Qershor, 2026 5:12 pm
Rama ndan foto nga resorti në Katar: E ndërtoi i njëjti brand që do bëjë Zvërnecin
Aktualitet

Rama ndan foto nga resorti në Katar: E ndërtoi i njëjti brand që do bëjë Zvërnecin

6 Qershor, 2026 4:45 pm
Para
Arrestohen 2 hajdutë në Vlorë, njëri i vjedh celularin turistit

Arrestohen 2 hajdutë në Vlorë, njëri i vjedh celularin turistit

Dibër/ Në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 25-vjeçari teksa po kalonte kufirin ilegalisht

Dibër/ Në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 25-vjeçari teksa po kalonte kufirin ilegalisht

VIDEO/ “Mendova se kisha vdekur”, momenti kur balena gëlltit një person me kajak, por shpëton

VIDEO/ “Mendova se kisha vdekur”, momenti kur balena gëlltit një person me kajak, por shpëton
















TE FUNDIT

SHBA-të dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik

SHBA-të dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik
6 Qershor, 2026

Armëpushimi i brishtë mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është vënë sërish në provë, pasi forcat amerikane goditën dronë dhe...

Lexo më shumë

Trump krijon video me inteligjencë artificiale: Kudo që shkoj, të gjithë më duan

Trump krijon video me inteligjencë artificiale: Kudo që shkoj, të gjithë më duan
6 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka goditur përsëri me një video të re propagandistike për të lartësuar pranimin e tij...

Lexo më shumë

“Rama jep dorëheqje”, shtohet numri i qytetarëve në protestën para Kryeministrisë

“Rama jep dorëheqje”, shtohet numri i qytetarëve në protestën para Kryeministrisë
6 Qershor, 2026

Ndryshe nga protestat politike, të cilat me kalimin e kohës humbasin pjesëmarrës dhe besueshmëri për shkak të zhgënjimit ndaj lidershipit...

Lexo më shumë

“Zvërneci”/ Rama del me një shënim të gjatë: E vërteta e protestave dhe qëndrimi ynë

“Zvërneci”/ Rama del me një shënim të gjatë: E vërteta e protestave dhe qëndrimi ynë
6 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi të gjatë në platformën "X" lidhur me protestat kundër projektit të përfolur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}