Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Eja Motër

2016/02/07 at 10:58 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Bej forever

Nga Edison Ypi
Eja Motër. Eja në Shqipëri. Eja në vendin tënd brenda indit tënd. Eja eja. Këtu ka aq dhembshuri, mall, dashuri, punë, aq emocione, aq të papritura, sa kurrkund tjetër. Sa nuk numërohen. Sa Yj’ ka në Qiell. Sa disa Infinita rresht.


Vetëm në Tiranë dhe vetëm “Te Brryli” ke për të parë të rinj të hatashëm me sy të turbullt që nuk i gjen as në romanet e Dostoievskit as në filmat e Pasolinit. Aq intriga që nuk do t’ia kishte rrok’ mëndja Shekspirit. Aq meselera, idera, plane, ëndrra, gëzime, krime, qëllime, premtime, shpresa, zhgënjime, dështime, realizime, sa nuk i kap dot asnjë penë, asnjë ngjyrë, asnjë tingull. Eja Motër. Shqiptarët janë njerëzit më të fuqishëm nën Diellin. Ata janë të gjitha Tigra e Luanë.

Por fuqinë, energjinë, imagjinatën, po i shpërdorojnë. Eja t’i mësosh. Luanët, Tigrat, shpejt nuhasin, shpejt kuptojnë, shpejt mësojnë. Eja Motër eja. Bota i ka bukurit’ nëpër filma. Shqipëria i ka të gjalla. Mund t’i vështrosh e të mahnitesh, t’i dëgjosh e të qash, t’i prekësh e të mrekullohesh. Dhe, pse jo, këto bukuri, mund t’i përdorësh për të fituar duke punuar.

Për këto e të tjera këtu ka grupe djemsh e vajzash që bëjnë udhëtime epileptike nëpër itinerare Shenjtorësh prej ku shohin krejt Qiejt e krejt Universit. Shqipëria është Shtëpia e Çudisë; Është Dimër je diku, kthen kokën, të rrënqeth Pranvera. Hedh sytë, të mbush Vjeshta. Hedh hapin, të deh Vera . Mbi Shkëmbin e Kavajës do ndjehesh Kleopatra .

Mbi Rozafë, Mari’. Mbi Nëmërçkë, mretëreshë. Mbi Tomorr; Perëndeshë. Eja Motër, se “Më dridhet Shpirti porsi fleta”. Mos ngurro, mos kij frikë. Duart e ashpra dhe mëndja e freskët e shqiptarit do ta eksplorojnë trupin dhe shpirtin tënd, “Porsi me flakë prej rrufeje”. Ato duar do të nxjerrin nga vorbulla e trishtimit. Lëre vorbullën të rrëmbejë kë të dojë por jo Ty.

Ato duar do t’i ndezin miliarda qelizat e trurit tënd miliona herë më bukur, më ëmbël, më dridhshëm, më mëshirshëm, më rrënqethshëm, se duart e lodhura të belgut, hollandezit, suedezit, e më the e të thashë. Eja Motër, “Në këtë çast të perënduar kur po më dirgjen sytë e qarë”. Vëllai që do njohësh këtu, Ay i ashpëri, ay i egri, në dukje i pagdhënduri, të cilin pas pak Ti me urtësinë tënde do ta zbutësh, i habitur si, si e zbulove Ti atë dhe Ai Ty, i përmalluar, me Ballin mbi Tamthat e Tu, do të pëshpërisë me lot në Sy; “Ka plot Dashuri të mëdha të lira si era, lënë tutje-tëhu Botës anembanë, që s’na dinë ku jemi, që s’i dimë ku janë”. Eja Motër. Eja mësoje vëllain sipërmarrës të respektojë të punësuarit. Eja thuaji se nuk mund të bëhet milioner për tre muaj. Se pagimi i taksave është në të mirë të Tij. Se dollarët dhe Eurot nuk fitohen nga njëqind e njëqind por një nga një. Eja Motër, eja “Prej hapësirës së pamatë”. Eja thuaji moshatares së këtushme se zyra ku punon nuk është Pasarelë Mode ku shkohet me kërthizë e kurriz përjashta. Eja thuaju miqve e mikeshave se, për asnjë faj gabim apo meritë, në çdo rrethanë apo kombinim rrethanash sado fatlume, me të qënët emigrant, sado të fitosh, nuk del dot kurrë nga pusi i errët i mediokritetit social. Eja Motër, eja, eja. Jo si atje që paguani të dy.

Këtu me të dashurin më modest s’ke për të paguar kurrë kurrgjë. Ai do ta blejë me kredi dhe do ta fali përgjithmonë, nga rrëza në majë, krejt Korabin e zi me në majë akulloren më të bardhë dhe më të madhe në Botë, borën milenare. Vëllai që do gjesh këtu nuk është ai idioti që rri tre orë në Floktore pa u shkulur nga poltrona derisa t’i mbushet mëndja se mjekra ju vizatua përpikmërisht si e tjetrit idiot, yllit të tij të preferuar të telefilmave. Eja Motër, “Po të thërras me llaftarë”.

Eja shpejt sa është gjallë Shqipëria. Mos i dëgjo albanocidët. Ata gënjejnë. Ata nuk duan të vish Ti pa e groposur të bukurën Shqipëri. Ke për ta parë. Kur të jesh Ti këtu, pak nga pak i korruptuari do mësojë të skuqet, do nisë të ketë turp. Polici do jetë më pak i vrazhdë. Politikani budalla do nisi të heshtë. Shkarrashkruasi i gazetave do t’a thyej penën dhe do ta shpjerë penën në muze’.

Opinionisti do futet në një shpellë ku do falet për shpëtimin e shpirtit nga marrinat që ka thënë e nuk do të dalë më kurrë prej andej. Eja Motër, eja. Ah po erdhe; “Ahere soje do buçasë, prej dhemshurish një Yll së brëndi, e pamje e lumtur do më ngjasë, sikur ta shihja përnjimendi”.



Ju sugjerojmë

“Berisha në burg”, kryetari i PD për thirrjet e protestuesve: Janë nxitur nga Balla
Kryesore

“Berisha në burg”, kryetari i PD për thirrjet e protestuesve: Janë nxitur nga Balla

20 Qershor, 2026 1:21 pm
Protestën e bëjnë qytetarët, Berisha nga selia e PD:  Po afron fundi regjimit “Rama”
Kryesore

Protestën e bëjnë qytetarët, Berisha nga selia e PD: Po afron fundi regjimit “Rama”

20 Qershor, 2026 1:14 pm
Rama: “Drogagji” refreni që më ndjek si e vërtetë
Politikë

Rama: “Drogagji” refreni që më ndjek si e vërtetë

20 Qershor, 2026 12:42 pm
Norvegjia kufizon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkolla
Bota

Norvegjia kufizon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkolla

20 Qershor, 2026 12:24 pm
“Rama ka mbaru”/ Kryeministri ironizon protestuesit: Ikën mbrëmja, por unë këtu jam
Kryesore

“Rama ka mbaru”/ Kryeministri ironizon protestuesit: Ikën mbrëmja, por unë këtu jam

20 Qershor, 2026 12:20 pm
Zvërneci, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
Kryesore

Zvërneci, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner

20 Qershor, 2026 12:12 pm
Protesta, Rama “zbulon” problemin e shekulli XXI: Proletariati i algoritmit
Kryesore

Protesta, Rama “zbulon” problemin e shekulli XXI: Proletariati i algoritmit

20 Qershor, 2026 12:08 pm
Protestat për Zvërnecin, Rama: Kush mendon se me like bën politikë, bën gabim
Kryesore

Protestat për Zvërnecin, Rama: Kush mendon se me like bën politikë, bën gabim

20 Qershor, 2026 12:05 pm
Rama për protestat: Mllefi ndaj meje dhe PS-së u shfry përmes simbolit të një zogu
Kryesore

Rama për protestat: Mllefi ndaj meje dhe PS-së u shfry përmes simbolit të një zogu

20 Qershor, 2026 12:02 pm
Largimi i Koçeku nga grupi i PS? Rama: Kalëruan këtë parti sa mundën, pastaj…
Kryesore

Largimi i Koçeku nga grupi i PS? Rama: Kalëruan këtë parti sa mundën, pastaj…

20 Qershor, 2026 12:00 pm
Para
Valer Kolnikaj edhe mua më propozojnë ministra por nuk bëj si Xhesika

Valer Kolnikaj edhe mua më propozojnë ministra por nuk bëj si Xhesika

Policët me veshje të reja: Ja si ti dalloni në rrugë

Afro 1 milionë euro për veshjen e re të policisë

Aleanca Kuqezi protestë tek Energjetika: Korrupsion shtetëror me Skavicën

Aleanca Kuqezi protestë tek Energjetika: Korrupsion shtetëror me Skavicën

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“Berisha në burg”, kryetari i PD për thirrjet e protestuesve: Janë nxitur nga Balla

“Berisha në burg”, kryetari i PD për thirrjet e protestuesve: Janë nxitur nga Balla
20 Qershor, 2026

Prej 20 ditësh qytetarët kanë protestuar kundër qeverisë dhe klasës politike në tërësi, përfshirë edhe opozitën. Në tubimet qytetarët një...

Lexo më shumë

Protestën e bëjnë qytetarët, Berisha nga selia e PD: Po afron fundi regjimit “Rama”

Protestën e bëjnë qytetarët, Berisha nga selia e PD:  Po afron fundi regjimit “Rama”
20 Qershor, 2026

Në çdo dalje publike, kryetari i PD, Sali Berisha flet për protestën e qytetarëve duke mbështur thirrje e tyre kundër...

Lexo më shumë

Rama: “Drogagji” refreni që më ndjek si e vërtetë

Rama: “Drogagji” refreni që më ndjek si e vërtetë
20 Qershor, 2026

Nga mbledhja e grupit të PS, kryeministri Edi Rama thotë se kurrë nuk ka qenë pjesë e takimeve në Aruba,...

Lexo më shumë

Norvegjia kufizon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkolla

Norvegjia kufizon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkolla
20 Qershor, 2026

Norvegjia ka vendosur një ndalim thuajse të plotë të përdorimit të mjeteve të inteligjencës artificiale gjeneruese nga nxënësit e shkollave...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}