Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Edukatorja dhunon 3-vjeçaren në kopshtin privat/ E mitura dërgohet me këmbë të thyer në spital

2023/11/06 at 9:18 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Edukatorja dhunon 3-vjeçaren në kopshtin privat/ E mitura dërgohet me këmbë të thyer në spital

Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ka denoncuar një prind, i cili pretendon se vajza e tij është dhunuar brenda kopshtit privat “Stinët” në rrugën “Kushtrimi i lirisë” në kryeqytet.


Ngjarja ka ndodhur në datën 1 Nëntor 2023 dhe si pasojë, e vogla është me këmbë të thyer.

Prindërit e vajzës janë njoftuar nga kopshti në orën 15:00 kur dyshohet se dhuna ndaj të miturës ka ndodhur rreth orës 10:20 të mëngjesit.

Denoncuesi: Ka qenë data 1 Nëntor 2023. Vajza u çua nga ime shoqe në orën 8 e 20 dhe ne ikëm në punë siç çdo ditë. Kur e çuam vajzën në mëngjes ishte në rregull, si çdo ditë tjetër. Në orën 3, njoftohet nusja që “hajde merre vajzën sepse ka dhimbje tek këmba dhe po grindet, diçka e ka pickuar”. Nusja niset direkt dhe kur mbërrin aty, goca ishte futur poshtë një tavoline. Këmba ishte e enjtur dhe ishte fryrë sa koka e vajzës. Nusja kishte ndeshur edukatoren dhe drejtoreshën të cilat po e prisnin duke qarë. Thoshte me veten e vet se “çfarë i kam bërë unë vetes”. Nusja nuk e pati mendjen në ato momente se çfarë po ndodhte me edukatoren, por pa edhe drejtoreshën duke qarë dhe drejtoresha i tha që “hajde të hipim në makinë dhe ta çojmë direkt në pediatri”. U nisën në pediatric dhe më mori nusja direkt në telefon dhe më tha që po ikim në pediatri. Kur shkova, mora fëmijën dhe u shokova kur i pashë këmbën që ishte e enjtur në një gjendje skandaloze. Më pas morëm letrën e hyrjes që ta kontrollojë mjekja dhe kur mjekja pa tha “që nuk është rast për mua, ka diçka tek këmba dhe nuk di të ju kthej përgjigje. Ju sugjeroj që të shkoni tek “Ushtaraku”. Kur mbërritëm në Urgjencën e “Ushtarakut”, u futëm brenda dhe kërkuam ndihmën e shpejtë dhe aty dolën mjekët që ishin specialist të kësaj fushe dhe në momentin që i bënë grafinë, grafia doli në një thyerje shumë të keqe, ishte thyer këmba, pjesa e kofshës në një gjendje skandaloze.

Sabri Hoxha, ekspert mjekoligjor: Grafia është tregues i një thyerje të kofshës së majtë, të kockës femorale. Është një thyerje me zhvendosje, futet tek thyerjet e rënda e cila ka nevojë për ndërhyrje, por është në varësi se si e vlerësojnë mjekët specialistë në rastin konkret.

“Stop” ka siguruar pamje filmike që tregojnë se edukatore Lina ushtron dhunë ndaj vajzës së vogël.

“Emisioni Stop ka siguruar pamjet filimike të kopshtit “Stinët”, këtu jemi tek dhoma e vizatimit të këtij kopshti. Ajo që dyshohet është se rreth orës 10 të mëngjesit, diçka ka ndodhur me vajzën 3-vjeçare. Nuk dimë nëse ka qenë aksident apo dhunë e ushtruar nga personelei, por ajo që dimë është se vajzës 3-vjeçare i është thyer këmba. Kjo është eduktatore Lina. Nga pamjet kuptojmë se diçka nuk shkon me të. Ajo është e tensionuar, ku për disa minuta rri me kokë ulur vetëm në dhomën e vizatimit.”

“Kjo është ora 10 e 36 minuta. Vogëlushja e lënduar futet në dhomë nga sanitarja. Pas pak, edukatore Lina e acaruar çohet dhe godet me vizore vajzën. Duket qartë që këmba e vajzës në këto momente është e lënduar nga dridhjet dhe lëvizjet që ajo bën”

“Edukatore Lina mesa duket po shqetësohet nga të qarat e vajzës dhe i kthehet përsëri duke e goditur në fytyrë që vajza të pushojë së qari.”

“Sikur të mos mjaftonte kjo, vajza e vogël tërhiqet zvarë nga dora dhe ulet brutalisht në një karrige.”

“Dallohet qartë se vajza ka dhimbje nga këmba dhe qan nën zë pasi ka frikë nga edukatorja, por kjo e fundit tregohet e pamëshirshme dhe vazhdon duke e goditur me vizore në trup vajzën e vogël që ajo të pushojë.”

“Pra, nga këto pamje kuptojmë që vajza është lënduar rreth orës 10 të mëngjesit, por mosdhënia e ndihmës nga personeli dhe mbajtja për orë të tëra me këmbën e lënduar ka çuar në thyerje totale të kockës, ndërsa prindërit e vajzës u njoftuan 5 orë më vonë, në orën 3 të padites, atëherë kur situata kishte dalë jashtë kontrollit.”

Fillimisht Spitali i Traumës nuk ka bërë kallëzim për këtë ngjarje skandaloze, megjithëse ishte konstatuar këmba e thyer e vajzës. Po kështu, Oficeri i Policisë Gjyqësore, Ergys Brahimaj, nuk i ka marrë një denoncim prindërve në momentin kur e vogla ka shkuar me traumë në spital.

Babai i vajzës tregon se drejtoresha e kopshtit ka biseduar me OPGJ-në atë ditë duke i thënë se nuk kishte asnjë problem dhe ishte e afërmja e të miturës. Denoncimi është bërë të nesërmen nga e ëma e vajzës.

Gazetari: Ndërkohë ishte edhe drejtoresha e kopshtit që ju kishte shoqëruar?

Denoncuesi: Po. Unë ju ktheva dhe e pyeta: Të lutem ku është vrarë se mua doktori më kërkon një informacion për ta mjekuar. Drejtoresha më kthehet që “kërkoj të hapen kamerat”, por nuk është vrarë asgjëkundi, por është pickuar, ndëkrohë pickim nuk kishte fare. Drejtoresha u kontaktua nga kopshti i saj privat, “ne i kapëm filmimet dhe vajza në orën 3 para se të merrnin në telefon ka qenë në gjumë dhe është ngritur nga krevati dhe sa është ngritur, nga forca e ngritjes, ka thyer këmbën”. Në atë moment, unë nga mërzia i thashë që “kjo nuk është një përgjigje që mua më nevojitet si prind dhe mjekut që të bëjë detyrën e tij me informacionet që ju japim ne si prindër”.

Gazetari: Ndërkohë një detaj që dua unë të ju pyes: Oficerët e Policisë Gjyqësore a ju pyetën tek Spitali i Traumës sepse është procedura kur kemi të tilla aksidente?

Denoncuesi: Unë ika para me vajzën, por një oficer i ishte drejtuar drejtoreshës, e cila i ishte përgjigjur që “jam njeriu i saj dhe jam duke i shoqëruar” dhe më tej kishte ardhur pas nesh. Oficeri e kishte lënë si rast familjar, ka ndodhur diçka dhe po sjellin fëmijën për ndërhyrje urgjence. Denoncimi u bë ditën e nesërme, datë 2 pasdite. Tek spitali dhe urgjenca, oficeri quhej Ergys Brahimaj.

Nga informacionet që emisioni “Stop” ka siguruar, kemi të bëjmë dhe me një shkelje të mjekëve të spitalit të Traumës të cilët nuk i janë drejtuar organeve kompetente për zbardhjen e kësaj ngjarje, pasi duhet të ishin drejtuar prokurorisë apo policisë.

Arben Llangozi, avokat: Njëkohësisht, edhe drejtoresha e kopshtit ka pasur detyrim që të kallëzojë në institucionet përkatëse këtë krim të ndodhur në këtë kopsht, gjë që nuk e ka kryer. Personeli mjekësor ka detyrimin ligjor të bëjë kallëzim për vepra penale të cilat i konstaton gjatë ushtrimit të detyrës së saj, por nuk e ka përmbushur spitali apo personat përgjegjës që janë marrë me këtë punë ose akuzohen për moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre./tvklan

Etiketa: edukatorekëmbë të thyerkopsht


Ju sugjerojmë

Konflikti shtrenjton naftën, çmimi më i lartë në bursa në një muaj
Bota

Konflikti shtrenjton naftën, çmimi më i lartë në bursa në një muaj

14 Korrik, 2026 2:49 pm
“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem
Kryesore

“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem

14 Korrik, 2026 2:44 pm
SHBA zgjeron sanksionet kundër Kubës, synohet edhe sektori i turizmit
Bota

SHBA zgjeron sanksionet kundër Kubës, synohet edhe sektori i turizmit

14 Korrik, 2026 1:45 pm
Çfarë do të thotë për Ukrainën mosmarrëveshja për Groenlandën
Bota

Ukraina hap grupin e ri të negociatave për anëtarësim në BE

14 Korrik, 2026 1:42 pm
Shkelje në administrimin e fondeve, Posta Shqiptare kallëzon filialin e Durrësit
Kronikë

Shkelje në administrimin e fondeve, Posta Shqiptare kallëzon filialin e Durrësit

14 Korrik, 2026 1:23 pm
“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës
Kronikë

“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës

14 Korrik, 2026 12:32 pm
Bojkoti i PD ndaj seancave plenare, Bujar Leskaj: Gabim politik
Politikë

Bojkoti i PD ndaj seancave plenare, Bujar Leskaj: Gabim politik

14 Korrik, 2026 12:30 pm
Konferenca e IX Ndërqeveritare, Ferit Hoxha: Pasqyrë e punës së palodhur
Politikë

Konferenca e IX Ndërqeveritare, Ferit Hoxha: Pasqyrë e punës së palodhur

14 Korrik, 2026 12:27 pm
Ivi Kaso largohet pas 12 vitesh nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së
Kryesore

Ivi Kaso largohet pas 12 vitesh nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së

14 Korrik, 2026 12:08 pm
SPAK mbyll hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Divjakës, Kokoneshi merret i pandehur
Kronikë

SPAK mbyll hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Divjakës, Kokoneshi merret i pandehur

14 Korrik, 2026 11:53 am
Para
Dhuna fizike ndaj 3-vjeçares në kopshtin privat, OPGJ e mjekësia ligjore mbulojnë skandalin

Dhuna fizike ndaj 3-vjeçares në kopshtin privat, OPGJ e mjekësia ligjore mbulojnë skandalin

Ministri izraelit kundër shefit të OKB: Të kesh turp

Ministri izraelit kundër shefit të OKB: Të kesh turp

Grabiti vilën e Ronaldos, por jo Messin. “Skifteri” shqiptar: Nuk e vodha se kisha respekt

Grabiti vilën e Ronaldos, por jo Messin. "Skifteri" shqiptar: Nuk e vodha se kisha respekt
















TE FUNDIT

Konflikti shtrenjton naftën, çmimi më i lartë në bursa në një muaj

Konflikti shtrenjton naftën, çmimi më i lartë në bursa në një muaj
14 Korrik, 2026

Çmimet e naftës në bursa  janë rritur në nivelin më të lartë në një muaj pas shtimit të sulmeve midis...

Lexo më shumë

“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem

“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem
14 Korrik, 2026

Komisioni Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike mban sot mbledhjen e radhës dhe mes diskutimeve ishte edhe Shqyrtimi i...

Lexo më shumë

SHBA zgjeron sanksionet kundër Kubës, synohet edhe sektori i turizmit

SHBA zgjeron sanksionet kundër Kubës, synohet edhe sektori i turizmit
14 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën sot sanksione të reja ndaj Kubës, duke shtuar Ministrinë Kubane të Turizmit në listën...

Lexo më shumë

Ukraina hap grupin e ri të negociatave për anëtarësim në BE

Çfarë do të thotë për Ukrainën mosmarrëveshja për Groenlandën
14 Korrik, 2026

Bashkimi Evropian dhe Ukraina hapën të martën një grup të ri negociatash, si pjesë e procesit që vendi të anëtarësohet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}