Aktualitet

Edmond Spaho: S’më përfaqëson Enkelejd Alibeaj, është patericë e Edi Ramës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:37 - 17/11/22 |
Opi Nion

Teksa po diskutohej për kohën për debat në seancën plenare në Kuvend, i ashpër ka qenë deputeti Edmon Spaho me Enkelejd Alibeajn.

Spaho deklaroi se ai nuk përfaqësohet nga Enkelejd Alibeaj, ndërsa shtoi se ky i fundit është patericë e kryeministrit Edi Rama.

“Unë kam kërkuar të më jepni 10 minuta kohë për integrim europian dhe nuk do të heq dorë nga kjo e drejtë. Pranuam të kthehemi në kushte normale me detyrimin për të konfirmuar që ne do flasim nga 10 minuta.

Mua nuk më përfaqëson Enkelejd Alibeaj, për mua Alibeaj është paterica e Edi Ramës. Rakordojnë qëndrimet që të mos lejohemi ne që të flasim.

Nuk pranoj që vendimet që merr Enkelejd Alibeaj me Taulant Ballën të jenë të detyrueshme për mua. Jam deputet i pavarur. Dua të më jepni fjalën aq kohë sa më jep rregullorja”, tha Spaho./Opinion.al

 

 

Pas