Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Edi nuk rilind dot prapë

2017/11/09 at 10:41 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Rama po shndërrohet në monstër, do të kërkojë kokën e atij që e polli

Nga Armand Shkullaku


Po të ndjekësh videoselfie-t apo statuset e Edi Ramës në facebook, të krijohet përshtypja se ky njeri sapo ka trashëguar një pushtet problematik nga një qeveri tjetër dhe tani po angazhohet me të gjitha forcat t’a ndryshojë atë. Kryeministri “i ri” përbetohet se do të luftojë krimin, drogën, korruspsionin… se do të ngrejë task- forca, se do bashkëpunojë me FBI-në, Italinë, Gjermaninë… se më në fund do t’a çlirojë vendin nga pesha e rëndë e kriminalitetit.

Këto që thotë nuk i ka keq, por problemi është se nuk jemi në vitin 2013, por në 2017 dhe se përpara Rama 2, ka qeverisur Rama 1. Kështu që kryeministri, nëse i ka seriozisht ato që thotë, i bie t’a çlirojë vendin nga qeverisja e tij.  Por sigurisht, si gjithnjë, ai nuk e ka seriozisht.

Pasi provoi të lëvizë nga gurët e Himarës e deri tek puset e fshatarëve, me shpresë se do të mbulonte në harresë skandalin Tahiri, Edi Rama po e vendos veten si pa të keq në krye të luftës kundër krimit të organizuar. Ai po sillet si dikush që sapo ka marrë pushtetin,  duke shmangur çdo përgjegjësi për qeverisjen e kalbur të drejtuar prej tij, që e ka sjellë vendin në pikën kritike ku gjendet sot. Me këtë demek angazhim serioz që premton se ka ndërmarrë, Rama beson se shqiptarët do të harrojnë Rilindjen e parë dhe do të fillojnë të ëndërrojnë për një Rilindje të dytë.

Duke stërpërdorur propagandën e dalë boje të kazanit mediatik dhe baltës opozitare, që sipas tij po e përdorin luftën kundër krimit për qëllime politike (domethënë kundër Edi Ramës), kryeministri po e vizaton veten si të vetmin lider të pastër e të sinqertë që mund t’i garantojë vendit standartet e duhura perëndimore. Sipas tij, të gjithë shpifin e manipulojnë dhe vetëm ai është lideri i besueshëm që do t’i japë fund sundimit të krimit në Shqipëri.

E gjithë kjo bufonadë do të kishte një grimë besueshmëri, nëse vërtet Edi Rama do të kishte ardhur në pushtet për herë të parë në verën e vitit 2017 dhe ministri i tij më i afërt do të ishte përfshirë në skandal në muajt e parë të qeverisjes. Krimi për të cilin kryeministri betohet se do t’a luftojë, është pikërisht ai që u mboll dhe lulëzoi në katër vitet e famshme të Rilindjes. Nëse raportimet e gazetarëve, denoncimet e opozitës, alarmi i ndërkombëtarëve, do të kishin qenë kazan, baltë, llum, shpifje, atëherë pse duhet një Task- Forcë speciale, pse duhen agjentët e FBI dhe ndihma e shërbimeve partnere? Nëse Shqipëria është ajo që ka pikturuar kryeministri- artist për katër vite me radhë, çfarë shqetësimi ka? Me kë duhet të përballet sot mazhoranca socialiste, kur Edi Rama ka bërë shtet, ashtu siç premtoi kur erdhi në pushtet në 2013-ën? Pse e gjithë kjo zhurmë e gjithë ky shqetësim nga SHBA e deri në Bruksel, ndërkohë që lideri global ka realizuar në Shqipëri atë që nuk u bë në 27 vjet nga politikanët e tjerë?

E vërteta është se Edi Rama vërtet ka bërë në Shqipëri diçka që jo vetëm nuk ishte bërë, por as ishte imagjinuar se do të bëhej ndonjëherë. Me vullnet të plotë ai e dorëzoi shtetin në duart e krimit të organizuar dhe sot, sado të mundohet, ai nuk mund të jetë njeriu tek i cili duhet investuar besimi se do t’a luftojë atë. Saimir Tahiri nuk është një rast i izoluar, por pjesa që doli zbuluar nga një batak i madh ku Rilindja, dhe jo Partia Socialiste, ka notuar duke ndotur të gjithë vendin. Për herë të parë, Kuvendi i Shqipërisë, u bë streha e individëve me rekorde kriminale, dekriminalizimi likuidoi gjithë listën e Rilindjes në Lezhë, kryetarë bashkish (megjithë përalajmërimin e ambasadorit amerikan) u rikandiduan për interesa të ngushta elektorale e financiare, drejtues të lartë në administratë e polici erdhën nga bota e krimit apo bashkëpunuan me të, kontrabanda dhe korrupsioni u kthyen në medalje të qeverisjes dhe banditë me pushtet u bënë të paprekshëm duke terrorizuar biznesmenë, zyrtarë të hipotekave, të zgjedhur lokalë dhe prokurues tenderash e koncensionesh.

Këto nuk thuhen sot për herë të parë, janë thënë me mijëra herë gjatë katër viteve të para të Rilindjes. Atëherë Edi Rama i cilësonte shpifje, ndërsa tani betohet se do t’i luftojë, duke dashur jo thjesht të lajë duart nga mëkatet që mbajnë vulën e tij, por duke shpresuar se kështu do t’i shpëtojë drejtësisë dhe gjykimit publik. Kryeminstri e humbi shansin për të qenë pika e kthesës në historinë politike shqiptare.  Duke mbuluar e mospranuar përgjegjësinë personale, duke akuzuar kundërshtarin, duke sulmuar mediat dhe duke manipuluar opinionin, ai po merr gjithnjë e më shumë trajtat bajate të liderëve autokratë kur janë në hall. Edi Rama po shndërrohet në zhgënjim tek ata që e kanë besuar dhe në shqetësim për ata që qeverisen prej tij.

Ky shqetësim duhet të preokupojë sot edhe partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë. Nëse dikush prej tyre mendon vërtet se kryeministri do të luftojë sistemin që ka ndërtuar vetë, kjo do të ishte një shaka e hidhur për shqiptarët. Tek Edi Rama nuk mund të investohet më besim. Qeverisja e tij është dëshmia më e pastër e abuzimit me votën e shqiptarëve dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve. Ai nuk është asgjë më shumë se sa një lider i modelit ballkanik, që për disa kohë u shit si atraksion turistik./Lapsi.al

Etiketa: shkullaku rama largohet


Ju sugjerojmë

SHBA-të dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik
Bota

SHBA-të dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik

6 Qershor, 2026 10:28 pm
Trump krijon video me inteligjencë artificiale: Kudo që shkoj, të gjithë më duan
Bota

Trump krijon video me inteligjencë artificiale: Kudo që shkoj, të gjithë më duan

6 Qershor, 2026 9:25 pm
“Rama jep dorëheqje”, shtohet numri i qytetarëve në protestën para Kryeministrisë
Aktualitet

“Rama jep dorëheqje”, shtohet numri i qytetarëve në protestën para Kryeministrisë

6 Qershor, 2026 9:15 pm
“Zvërneci”/ Rama del me një shënim të gjatë: E vërteta e protestave dhe qëndrimi ynë
Aktualitet

“Zvërneci”/ Rama del me një shënim të gjatë: E vërteta e protestave dhe qëndrimi ynë

6 Qershor, 2026 9:11 pm
“Çohuni nga kafja” qytetarët protestojnë edhe në Fier
Aktualitet

“Çohuni nga kafja” qytetarët protestojnë edhe në Fier

6 Qershor, 2026 8:26 pm
Protesta/ Qytetarët e diasporës-Ramës:Na përzunë ndër vite, sot do të përzëmë ne ty
Aktualitet

Protesta/ Qytetarët e diasporës-Ramës:Na përzunë ndër vite, sot do të përzëmë ne ty

6 Qershor, 2026 7:54 pm
Zvërneci/ Dita e 7 e protestës, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
Aktualitet

Zvërneci/ Dita e 7 e protestës, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

6 Qershor, 2026 6:31 pm
UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore
Aktualitet

UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore

6 Qershor, 2026 6:16 pm
Presidenti libanez: Irani po na përdor në negociatat me Trumpin
Bota

Presidenti libanez: Irani po na përdor në negociatat me Trumpin

6 Qershor, 2026 5:12 pm
Rama ndan foto nga resorti në Katar: E ndërtoi i njëjti brand që do bëjë Zvërnecin
Aktualitet

Rama ndan foto nga resorti në Katar: E ndërtoi i njëjti brand që do bëjë Zvërnecin

6 Qershor, 2026 4:45 pm
Para
Berlusconi mund të rikthehet…

Berlusconi mund të rikthehet...

Mesazhi i prekës i kolegut të Migenës: Ikja jote, brengë e madhe…

Mesazhi i prekës i kolegut të Migenës: Ikja jote, brengë e madhe...

Video/”Uluni zonjë!” Ndërpritet seanca plenare

Video/"Uluni zonjë!" Ndërpritet seanca plenare
















TE FUNDIT

SHBA-të dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik

SHBA-të dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik
6 Qershor, 2026

Armëpushimi i brishtë mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është vënë sërish në provë, pasi forcat amerikane goditën dronë dhe...

Lexo më shumë

Trump krijon video me inteligjencë artificiale: Kudo që shkoj, të gjithë më duan

Trump krijon video me inteligjencë artificiale: Kudo që shkoj, të gjithë më duan
6 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka goditur përsëri me një video të re propagandistike për të lartësuar pranimin e tij...

Lexo më shumë

“Rama jep dorëheqje”, shtohet numri i qytetarëve në protestën para Kryeministrisë

“Rama jep dorëheqje”, shtohet numri i qytetarëve në protestën para Kryeministrisë
6 Qershor, 2026

Ndryshe nga protestat politike, të cilat me kalimin e kohës humbasin pjesëmarrës dhe besueshmëri për shkak të zhgënjimit ndaj lidershipit...

Lexo më shumë

“Zvërneci”/ Rama del me një shënim të gjatë: E vërteta e protestave dhe qëndrimi ynë

“Zvërneci”/ Rama del me një shënim të gjatë: E vërteta e protestave dhe qëndrimi ynë
6 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi të gjatë në platformën "X" lidhur me protestat kundër projektit të përfolur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}