Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Edi kërkon të bëhet padron

2017/05/09 at 8:02 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Edi kërkon të bëhet padron

Nga Reldar DEDAJ


Partia Socialiste bashkë me Levizjen Socialiste për Integrim morën pushtetin në zgjedhjet e 23 qershorit të vitit 2013. Morën gjithë pushtetin pikërisht ashtu siç e kishin ëndërruar. Në fund të numërimit të votave rezultoi se të majtët së bashku kishin 83 deputetë nga 140 gjithësej që ka Kuvendi. Shumica e cilësuar në Kuvend kërkon 84 vota. Me kaq vota, një levizje populiste majtiste siç është kjo e jona, mund të bënte gjithçka. Mund të të prishë shtëpinë, mund të të burgos për 38 mijë lek të vjetra, pasi nuk ke paguar energjinë elektrike ose mund të të vijë në shtëpi natën me urdhër nga shteti.  Kuvendi me 84 vota bëhet padron mbi të gjithë dhe mbi gjithçka. Fillimisht nuk i kishin 84, kishin vetëm 83 deputetë. Njerëzit komentuan se “ia hodhëm, shpëtuam nga patronati i shumicës së cilësuar”.

Mirëpo kjo nuk ndodhi. Bilanci pas 4 vitesh është i rëndë, për t’mos thënë tragjik. Por historia vazhdon. Brenda një dite një deputet u ble nga grupimi më i madh i të majtëve që kishin 83 vota në Kuvend. Ky ishte një njeri i panjohur në jetën e tij, shërbente në një uzinë armatimesh në periferi të Elbasanit. Aplikoi për të ardhur në Kuvend dhe siç duket e ndihmuan të ishte një ushtar më shumë. Deklarata e tij, në atë kohë, ishte pikërisht kështu: “LSI më mbrojti votat dhe më dha krah që të vij në Kuvend”. Si puna e këtij ushtari që për një legjislaturë ka ndryshuar tre parti, janë edhe dhjetra të tjerë. Ata u përdorën për grevë urie, u përdorën për demonstratën e 21 janarit 2011. Aty u vranë edhe katër njerëz; dhe për këtë sot e kësaj dite gjithë shoqëria ndodhet nën skllavërinë e gjyqeve, të tensionit dhe akuzave.

Por çfarë prodhoi legjislatura e VIII? Në total, 5 deputet u larguan nga parlamenti për shkak të problemeve me ligjin, bilanc tragjik për një vend që kërkon integrimin në BE. Por përveç deputetëve me probleme me ligjin, ky parlament ka edhe një rekord tjetër të zi, pasi cilësohet si legjislatura më nivelin më të ulët arsimor të deputetëve. Pa folur këtu për nivelin e ulët të debatit dhe fjalorin e rrugës.

E veçanta e gjithë kësaj është se historia ka nisur të përsëritet. Qeveria socialiste po bën të pamundurën për t’u futur e vetme në zgjedhje. Kërkon të mbajë të njëjtin nivel: shumicë të cilësuar në Kuvend. Nga mrekullia e katër viteve qeverisje socialiste shqiptarët janë dëshmitar të saj. Por, me sa duket, mrekullia nuk ka fund. Kërkohet edhe një mandat tjetër qeverisës. Në fakt më tepër se vazhdim i qeverisjes, më shumë është rikthim në qeverisje. Mjafton të lexohen termat e përdorur me kujdes. Pasi është e pranuar nga të gjithë, një qeverisje që s’ka asnjë bilanc suksesi, ajo ka rënë. Por historia politike e Shqipërisë është e mbushur me strategjinë e kthimit.

Kthimi i qeverisë komuniste në Tiranë u quajt kthim, jo se po vinte nga diku larg, por pikërisht për të plotësuar edhe me këtë rast strategjinë e kthimit. Qeveria komuniste kthehej nga disa rrugica të Tiranës në bulevardin fashist të kthyer në komunist. Ja kaq ishte largësia për të krijuar strategjinë e kthimit. Si komunistët e mëparshëm, që nuk ishin askund, Edi Rama po krijon strategjinë e kthimit.

Për shqiptarët ka ardhur koha për t’a kuptuar, Edi Rama, nuk është e keqja më e vogël. Kjo është një gjë e rëndësishme për të gjithë dhe kjo duhet kuptuar. Tani ai ka rënë, por kërkon kthimin në pushtet. Dhe shqiptarët janë përballë një zgjedhje, e bardha kundër të zezës. Një histori politike kundër një tjetre dhe shumë shqiptarë nuk e kanë pranuar.

Rama që kërkon mandatin e dytë qeverisës nuk është Edi i vërtetë. Ky është Edi rezervë, si një lloj ndryshimi formacioni, pasi luajti sfidën e parë. Pasi në qeverisje u manifestua fiks ai i vërteti; me bilancet më të thella të trafikut dhe korrupsionit në vend. Kërkon një garë tjetër, e cila nuk është ajo e vërteta, por e gënjeshtra që kërkon të shndrisë, pikërisht; atëherë që s’ka asnjë rreze dielli.

I mbetur pa këtë ndreqës, sistemi është çoroditur sakaq, si një shkurre që se krasisim më dhe që kthehet në një gjendje të egër. Raporti i tij me paranë dhe mënyrën se si fitohet është bërë një raport i neveritshëm. Këtu kemi nja çrregullim të rëndë, implikimet e të cilit shkojnë mjaft tej universit të ekonomisë. Sepse atëherë, duke parë se ç’ndodh, gjithkush ka të drejtë të pyesë se pse duhet ndjekur ende një jetë me punë të ndershme; pse një i ri të dojë të bëhet profesor, kur më mire bëhet trafikant dhe në një mjedis të tillë moral, si t’ia bësh që të përcjellësh dijet, idealet, si të mbash një minimum indi shoqëror që të mund të mbijetojnë ato gjëra aq thelbësore dhe aq të brishta që e kanë emrin liri, demokraci, lumturi dhe progres.

A ka nevojë të shtojmë e ta themi troç që kjo kataklizmë morale është edhe, e ndofta para së gjithash, shenjë e një çoroditjeje në shkallën tonë të vlerave? Të gjithë ata që janë rreshtuar, me vullnet të plotë, krah “Republikës së Re” kanë detyrën të japin ndihmesë në këtë ndërmarrje shpëtimi; me urtësi, me mendjekthjelltësi, por edhe me pasion, e madje ndonjëherë edhe me zemërim. Po, me zemërimin e flaktë të të drejtëve.

Etiketa: edi ramakerkon te behet padronReldar Dedaj


Ju sugjerojmë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
Kronikë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

18 Korrik, 2026 8:46 pm
Para
Fantastike! Chanel nuk njeh kufij

Fantastike! Chanel nuk njeh kufij

Ja cilat janë 10 arsyet pse nuk duhet të përdorni kunjat për pastrimin e veshëve

Ja cilat janë 10 arsyet pse nuk duhet të përdorni kunjat për pastrimin e veshëve

Ngërçi politik, Ambasadori Lu takim me Bashën

Pas takimit me Lu, Basha: Rama nuk njeh gjuhën e argumentimit, më 13 maj protestë masive
















TE FUNDIT

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
20 Korrik, 2026

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në protestë përpara Kuvendit, këtë  të hënë me thirrjet “Parlamenti i krimit”, “Rama jep dorëheqjen”...

Lexo më shumë

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
20 Korrik, 2026

Spanja është shpallur kampione e botës në finalen e botërorit 2026 përvallë Argjentinës. Në një ndeshje që në fakt u...

Lexo më shumë

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
19 Korrik, 2026

Një sulm i ri iranian ndaj një impianti energjie dhe shkripëzimi të ujit në Kuvajt ka shkaktuar zjarr në objekt,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}