Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një 35-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke prerë damarët e duarve.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit S.C, në rrugën “Myslym Shyri”.
“Më datë 07.08.2022, rreth orës 20:25, në rrugën “Myslym Shyri”, në banesë, shtetasi S. C., 35 vjeç dyshohet se ka prerë damarët e duarve dhe për pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia.
Ndërsa, në vendngjarje ndodhet policia dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al