Aktualitet

Pacienti me COVID hidhet nga kati i dytë i Infektivit, detaje nga policia


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:43 - 10/11/20 |
Opi Nion

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të marte në Spitalin Infektiv në QSUT.

Një prej pacientëve të infektuar me koronavirus, i cili ishte i shtruar në spitalin Covid 1, është vetë hedhur nga kati i dytë i spitalit.

Sipas njoftimit të policisë, pacienti është në kujdesin e mjekëve.

“Më datë 10.11.2020, rreth orës 12:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi R.B., 69 vjeç,  i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe  vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Fatkeqësisht, ky është rasti i katër i pacientëve të infektuar me COVID-19 që vetëhidhen nga spitali./ Opinion.al

 

Pas