Aktualitet

Belinda Balluku shërohet nga Covid-19, si është transformuar ministrja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:17 - 10/11/20 |
Opi Nion

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, duket se është shëruar nga koronavirusi.

Ajo ka marrë pjesë në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.

Ndonëse mbledhja mbahet online, Balluku është shfaqur në zyrat e ministrisë që drejton bashkë me ministren e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj.

Ndërkohë, vihen re ndryshime në pamjen e ministres pas infektimit me COVID-19. Ajo duket se ka humbur disa kilogramë nga beteja me virusin.

Balluku rezultoi pozitive me Covid-19 pak ditë më pare. Lajmi u bë publik nga vetë Ministria e Infrastrukturës, përmes një postimi në Facebook./Opinion.al

 

Pas