Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E Plotë/ Ja çfarë ndodhi në emisionin Opinion

2016/11/16 at 12:14 AM
në -U tha në Opinion, Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
E Plotë/ Ja çfarë ndodhi në emisionin Opinion

Një shpërthim i fuqishëm në uzinën e naftës tronditi qytetin e Ballshit, ku një 42-vjeçar humbi jetën ndërsa 5 të tjetë u plagosën. Shpërthimi ndodhi rreth orës 22:45 në repartin tre, ose siç njihet ndryshe, hidropastrimi. Viktima, Shkëlqim Muça, ishte pjesë e këtij reparti, në të cilin punonin 11 persona.


Kryeredaktori i TV Klan, Fatos Hakorja, në lidhje me shpërthimin e uzinës së naftës në Ballsh, ka theksuar se ekzistojnë disa versione në lidhje me ngjarjen. Sipas tij, është versioni i kompanisë IRTC, është versioni i Inspektoriatit Shtetëror Teknik, si dhe versioni i policisë.

Hakorja tha se në të tre variantet, jepen tre versione të ndryshme në lidhje me shkaqet e shpërthimit në uzinën e naftës në Ballsh.

Ai tha se qëndrimi i kompanisë, thekson se ka pasur një ndërpreje të energjisë elektrike dhe për pasojë ka ndodhur edhe shpërthimi. Ndërkaq, theksoi se versioni i dytë ka të bëjë edhe me mosfunksionimin e valvulës, por që kompania nuk shpjegon arsyen se përse nuk funksionte kjo valvul. Kurse versioni i tretë, sipas tij, është se valvula kishte pasur një defekt disa ditë më parë.

Hakorja tha se në këtë version thuhet se valvula duhej të inspektohej dhe të përcaktoheshin kushtet e saj teknike brenda datës 22.11.2016. Pasi inspektimi i fundit, është bërë nga një kompani private, palë e tretë e kontraktuar që quhet “Alba Energ”. Kompani e cila e ka bazën në Fier, inspektimi i saj është i datës 22.11. 2015 dhe sipas rregullores kushtet teknike të impantit duhet të kryehen brenda një viti. Pra, gjithçka ishte brenda kushteve për t’u kryer inspektimi, por askush sot, nuk thotë se cila ishte arsyeja e këtij shpërthimi.

Ai tha se në të gjithë këtë kakofoni deklaratash, ajo që do t’i vendosë vulën mbi shkaqet është ajo që ka nisur Prokuroria e Fierit në lidhje me hetimin.

Sipas tij, Prokuroria e Fierit përgjatë këtyre ditëve ka qenë pak e ngadaltë, për shkak të rrethanave të ngjarjes.

Përfaqësuesi i Sindikatës së Naftëtarëve, Iljaz Kamberi, ka bërë me dije se para që të ndodhte ky aksident në uzinë, është prodhuar karburant “euro-diesel” me standarde europiane. Kamberi theksoi se uzina në të shkuarën e saj ka prodhuar rreth 1 milion ton naftë, bruto vendi në vit, në standarde të kërkuara.

Sipas tij, sëfundmi, me përpjekje të jashtëzakonshme të sindikatës të punonjësve, me ndihmën e qeverisë shqiptare, duke qenë se uzina ishte në dorë të azerbaxhanasve dhe u la në mëshirë të fatit edhe uzina dhe punonjësit, ndihmesa e pakursyer e shtetit shqiptar bënë të mundur me pak investime që ajo u rivu në punë.

Ai tha se industria e naftës bën që të çlirohet gaz H2S, monoksid karboni, që janë mbytëse dhe helmuese për këdo.

I pyetur nga gazteari Blendi Fevziu nëse është bërë një kontroll teknik për rikthimin në punë të rafinerisë së Ballshit, Iljazi theksoi se është bërë nga vetë kompania, por ky nuk është kontrolluar nga asnjë autoritet shtetëror.

“Nuk e kam degjuar nga njerëzit atje që kjo valvul ka qënë me defekt. Aty është vepruar gabim sepse ekspertiza që është ngritur do ta gjejë. Kushtet janë në përmirësim. Nëqoftëse aty ka ndodhur. Gjatë përpunimit të naftës aty çlirohen lëndë helmuese, mbytëse. Atje clirohet gaz H2S, monoksid karboni, në vlera që e dëmtojnë organizmin e njeriut. Çlirohet gaz sepse është industri nafte”.

Blendi Fevziu: A i është bërë kontrolli teknik për rikthimin në punë të rafinerisë?

Kamber Iljazi: Është bërë nga kompania, por nuk e di nëse është kontrolluar nga shteti. Në këtë kompani ekziston një repart i kontrollit teknik, i cili kontrollon çdo pajisje, një herë në 6 muaj.

Arben Malaj, Rektor i “Universitetit Luarasi”, theksoi në Opinion se me uzinën e Ballshit jam marrë me statusin e ministrit të Ekonomisë, ka qenë kohë e shkurtër, por ka qenë shumë intensive dhe kjo vjen pasi ajo uzinë ka pasur, herë pas herës, probleme me sigurinë e saj.

Malaj bëri me dije se është menduar se për të modernizuar uzinën janë marrë nisma për t’a privatizuar dhe janë testuar, vetëm në vitin 2004 ne kemi pasur ekspertizë nga Banka Botërore për vlerën e uzinës që kishte në treg.

Ai theksoi se vlera që dha IFC-ja ishte 5 milion dollarë për fabrikën e vajrave, ndërsa pati një luftë të tmerrshme në parlament që njerëzit e korruptuar duan ta shesin për një cop bukë dhe përfundimisht ne morën vendimin që t’a shtynimin pasi ishim edhe përballë zgjedhjeve.

“Problemi qëndron se fabrika e prodhimit të thellë të naftës është e vitit 1978, sigurisht, aksidente do ketë, vetëm para pak ditësh ndodhi edhe në Gjermani. Por nuk mund të pranojmë se shkalla e kredibilitetit teknologjik e investitorëve dhe sidomos e atutoriteteve shtetërore është e njëjtë, pra ajo që thoshte i ndjeri në familje se jemi në rrezik, është një perceptim i përgjithshëm”.

Bedri Mihaj, deputet i PD-së, ka theksuar se familjarë të ndryshëm pranonin edhe kushtet e vështira në uzinë, vetëm që të ishin në punë. Mihaj tha se ata shprenin pakënaqësinë e tyre në lidhje me orientimin e të ardhmes, pikërisht në të njëjtën mënyrë, kur nuk dihej akoma edhe e ardhmja e uzinës, ku ata nuk e dinin ende nëse a mund të jetonin dhe të punonin në Ballsh.

Ai tha se PD, e ka ngritur disaherë në Kuvend problemin e mbylljes së uzinës së Ballshit, pavarësisht arsyeve të shumta. Deputeti Mihaj, bëri me dije se unë nuk i kam hyrë asnjëherë arsyeve, ato mund të jenë të ndryshme, por kam menduar gjithmonë se kjo qeveri duhej të gjente një zgjidhje për ta vënë në punë atë.

Ndërsa, theksoi se zgjidhja u gjet, pak me vonesë por u arrit që ajo të vihej në punë. Megjithatë, sipas tij, ajo është gjetur me një vonesë shumë të madhe dhe pa një plan për të ardhmen.

Me anë të një lidhjeje telefonike, ish-drejtori i rafinerisë së përpunimit të naftës në uzinën e Ballshit, Nako Petro ka theksuar se Shqipëria nuk duhet të eksportojë naftë, por të rrisë vlerën e produktit të vet.

Petro bëri me dije se në nxjerrim 1.4 milion ton naftë bruto dhe qeveria shqiptare me programin e saj ka që të rrisë përpunimin e lëndëve të para.

Ai ka bërë me dije se në impiantin e hidropastrimit janë lidhur rektorët në seri, janë bërë ndryshimet e katalizatorit, si dhe nga kontrollet e bëra kohët e fundit, cilësia e produktit ka dalë brenda standardit.

Nëpërmjet një lidhjeje telefonike në studio ka ndërhyrë zjarrëfikësi i kompanisë ARMO, Ali Laze, i cili ka bërë me dije se nuk kemi një organizim të plotë pasi makinat ndodheshin në reparte të tjera.

Laze tha se nga ai shpërthim gjigand që ndodhi në Ballsh, të gjithë ikën, ndërsa ne na thonin ku shkoni, kthehuni mbrapsht.

Ai bëri me dije se ne kemi mbërritur në vendngjarje me vrap dhe kemi luftuar me zjarrin ne dhe punëtorët e objektit që quhet, Objekti NR.3.

Ndërkaq, Laze ka bërë me dije se zjarrëfikësit e kompanisë ARMO, kanë 16 muaj pa marrë rrogat. Ai theksoi edhe pse kryeministri Rama u premtoi për pagesën e tyre, ata ende nuk i kanë marrë ato.

 Video:



Ju sugjerojmë

Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave
Bota

Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave

28 Qershor, 2026 5:21 pm
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
Bota

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

28 Qershor, 2026 4:22 pm
Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit
Aktualitet

Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit

28 Qershor, 2026 4:13 pm
Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes
Kryesore

Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes

28 Qershor, 2026 2:32 pm
Berisha vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të 50 vjetorit të PPE
Kryesore

“The Albanian Files”/ Berisha: Eurojust dhe Europol të hetojnë 523 projektet

28 Qershor, 2026 1:56 pm
Tërmetet në Venezuelë, rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur
Te Fundit

Tërmetet në Venezuelë, rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur

28 Qershor, 2026 11:57 am
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Morën peng klienten dhe goditën policin, arrestohen pronarët e një dyqani në Tiranë

28 Qershor, 2026 11:34 am
Lëvizte me pistoletë, 31-vjeçari arrestohet nga Policia te rrethrrotullimi i Rinasit
Kronikë

Lëvizte me pistoletë, 31-vjeçari arrestohet nga Policia te rrethrrotullimi i Rinasit

28 Qershor, 2026 10:40 am
Rritet në mbi 1 mijë e 400 numri i të vdekurve nga tërmeti në Venezuelë
Bota

Rritet në mbi 1 mijë e 400 numri i të vdekurve nga tërmeti në Venezuelë

28 Qershor, 2026 10:24 am
Protesta, Rama: Zgjidhjet s’do vijnë kurrë nga ata që ndezin zjarrin e zemërimit
Kryesore

Protesta, Rama: Zgjidhjet s’do vijnë kurrë nga ata që ndezin zjarrin e zemërimit

28 Qershor, 2026 10:22 am
Para
Horoskopi, 12 Shtator 2016

Horoskopi 16 nëntor 2016

Parashikimi i motit/ Ja si do të jenë temperaturat sot në Shqipëri dhe Europë

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 16 nëntor 2016

Fidel Ylli: Stadiumi jashtë Tiranës, shteti i korruptuar nuk e bën dot

Një deputet i PS kundër Ramës: Po rrezikon koalicionin për inate te vogla, të dëgjoje Meten për ndryshime në Qeveri
















TE FUNDIT

Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave

Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave
28 Qershor, 2026

Një valë e fuqishme e të nxehtit po përfshin Europën, duke sjellë temperatura rekord dhe duke shkaktuar qindra viktima, ndërsa...

Lexo më shumë

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
28 Qershor, 2026

Ndryshe nga SHBA apo pjesë të Azisë, shumë familje në Gjermani dhe në Evropën Veriore nuk janë të përgatitura për t’u përballur...

Lexo më shumë

Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit

Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit
28 Qershor, 2026

Zjarri i rënë në Mallakastër po rrezikon Parkun Arkeologjik të Bylisit, ndërsa disa hektarë me ullishte dhe shkurre u dogjën...

Lexo më shumë

Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes

Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes
28 Qershor, 2026

Përmes një reagimi të ashpër në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama ka adresuar komentet e një qytetari, duke e cilësuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}