Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E Plotë/ Ja çfarë ndodhi dje në emisionin Opinion

2016/12/13 at 11:59 PM
në -U tha në Opinion, Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
E Plotë/ Ja çfarë ndodhi dje në emisionin Opinion

Emisioni Opinion në TV Klan, mbrëmjen e djeshme, kishte si temë operacionin e Policisë së Tiranës “Chaos Party”, ku si rezultat i tij, u arrestuan 11 menaxherë lokalesh, punonjës dhe përdorues drogërash.


Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, tha se operacioni i mësipërm është rutinë, nga ata që Policia e Tiranës zhvillon, hera-herës, në kryeqytet.

I ngacmuar nga gazetarja Rezarta Delisula për sasinë e vogël të drogës që është sekuestruar, rreth 5 gramë, Hodaj ka bërë me dije, se kjo nuk do të thotë gjë në lidhje me aksionin e zhvilluar.

Debati, më pas, ka kaluar tek e drejta e dhënies së lejës nga gjykata. Kryepolici i Tiranës, tha se nuk është e nevojshme, pasi policia kishte të dhëna se aty tregtohej dhe konsumohej drogë.

“Policët ecin rreth 500 m në këmbë për të mbërritur tek lokali për të bërë kontroll. Për të bërë gjithë atë rrugë, hyjnë brenda në lokal dhe pastaj edhe të gjejnë lëndë narkotike brenda lokalit.”

Hodaj theksoi se lënda narkotike është gjetur nga policia kriminale nga agjentët e drogës, pikërisht në këtë moment, i lind e drejta policisë në kushtet e flagrancës të bëjë kontroll.

Ndër të tjera, Hodaj tha se ka disa lokale në Tiranë ku konsumohet drogë dhe këto janë të etiketuara nga policia si biznese problematike, po ashtu ai pohoi se Policia e Shtetit është duke zhvilluar çdo javë operacione antidrogë nëpër lokale, shkruan opinion.al.
“Normalisht ne kemi identifikuar lokalet problematike që ka Tirana. I kemi evidentuar të gjitha lokalet e natës që ka Tirana, dhe jo të gjithë janë problematik, janë me kokrra lokalet problematik. Normalisht policia i ka në traget këto lloje lokalesh, edhe me raste me flagrancë që po e bëjmë, por edhe me hetime. Sidomos zonat që janë në mbipopullim janë të mbikëqyrur nga agjentë të antidrogës. Javë për javë ka operacione të tilla”, tha Ervin Hodaj.

Gazetari i “News24”, Artan Hoxhaj në emisionin Opinion, në lidhje me operacionin anti-drogë në disa lokale në kryeqytet, ka theksuar se në këto lokale që ka ndërhyrë policia, si security shërbejnë efektivë të forcave speciale.

Hoxha bëri me dije se ata janë jashtë orarit të punës, por ata nuk janë të regjistruar aty dhe nuk është se paguhet siguracioni për atë punë që bën.

Ai tha se kjo praktikë është diçka shumë shqetësuese, pasi policisë dhe agjentëve të anti-drogës i është dashur të ndërhyjë në atë mjedis ku ruhet nga efektivë të forcave të ndërhyrjes së shpejtë.

Sipas tij, kjo praktikë, detyrimisht do të krijojë dekonspiracion, kjo vështirëson aftësinë për të kapur kapot e mëdhenj, pasi ata e kanë marrë vesh se do të ndodhë diçka.

“Këto lokale që janë kontrolluar këtë radhë, janë lokale shumë të mëdha dhe me shumë pompozitet. Prandaj ka ndodhur ky reaksion aq i madh. P.sh, lokali që është kontrolluar në pedonale nuk është kontrolluar asnjëherë. Nuk janë mësuar ata t’i kontrollojë policia. Ka disa vende që policia nuk ndërhynë në Tiranë ose nuk ka hyrë kurrë”.

Gazetarja Rezarta Delisula, bëri me dije, se të gjithë ata persona që u arrestuan për shkak të këtij operacioni dhe u shfaqën nga policia me emër dhe mbiemër, tregon se është një praktikë e frikshme nga policia.

Sipas saj, nesër viktima të kësaj praktike të policisë së shtetit, mund të biem të gjithë, qoftë edhe për ndonjë inat të një polici.

Delisula tha se si mund të ndjehet një njeri, kur i nxjerrin emrin për një gjë që nuk e ka bërë dhe pas njëzet orësh, ai del i pafajshëm.

“Unë jam një biznesmene, nesër vjen policia në lokalin tim me maska dhe terrorizon gjithë klientët, ndërsa unë kam paguar miliona lekë në shtet si taksapaguese dhe puna më bie e gjitha poshtë”, tha ajo në Opinion.

Duke diskutuar për përdorimin e drogës në lokalet e natës në emsionin Opinion ka patur një debat të fortë mes Iris Luarasit dhe gazetares  Rezarta Delisula për përdorimin e drogës në lokalet e natës.

Delisua mbronte idenë se policia duhet të bëj vëzhgime dhe ndërhyrje  edhe para orës 12, kjo u kundërshtua nga Luarasi pasi i tha se “Të gjithë e dimë se jeta e vërtetë e natës fillon pas orës 12, dhe aksionet policore për drogë nuk mund të bëhen para kësaj ore”, shkruan Opinion.al

Por nuk ka mbaruar me kaq, pasi mendimet e dy të ftuarave janë përplasur edhe për diskotekat evropiane. Kur Delisula  tha se “në të gjitha lokalet dhe diskotekat e Evropës pihet drogë”.

Por Luarasi e ka kundërshtuar këtë në mënyrë kategorike duke i thënë se: Këtu njëherë je gabim, se nuk është e vërtetë. Nuk pihet drogë në të gjitha diskotekat, por në ato vende ku thyhet ligji, nuk mund të thuash në mënyrë absolute që të gjitha lokalet ne Evropë thyejn ligjin”

Por Delisuala ka vazhduar më tej duke thënë se: “Unë kam qënë në të gjitha diskotekat e Evropës, kam qënë në Amsterdam, kam qënë në Milano, kam qënë në Bruksel dhe kam parë njerëz që konsumojnë drogë”, është shprehur Rezarta Delisula.

Më tej Iris Luarasi i ka thënë se “ Nëse ti ke shkuar në ato diskoteka ku shitet drogë se ke qef të se ke qeft ë shkosh dhe të konsumosh drogë ky është problemi yt”, ka thënë Luarasi.

Gazetari Artan Hoxha, ka bërë me dije në Opinion, se policia duhet të kapë burimin e kësaj droge që qarkullon në lokalet e natës në Tiranë.

Më tej, Hoxha tha se vizitoi vetëm një lokal nate dhe e di se çfarë klientele ka, e di se kush janë menaxherët, e di se kush janë kamarierët, aty ka gazetarë, ka prokurorë, oficerë të policisë dhe diplomatë. “Nuk është ndonjë lokal me përmasa të mëdha, nuk është aq luksoz sa ato, por është një lokal që të garanton qetësi”, tha ai.

Gazetari Hoxhaj tha se në njërin nga këto lokalet po zhvillohej një party me adoleshentë, ata kënë hyrë në orën 18:00 dhe kanë qëndruar aty deri në orën 23:00 të mbrëmjes. Aty është lejuar alkool, Hoxhaj tha, se e kam ndjekur me shqetësim vetë, pasi aty ishte edhe djali im, unë e kam ditur se në atë lokal adoleshentët e një shkolle do të përdorin alkool, për më tepër, ajo që kam mësuar nga e gjithë kjo histori, ka qenë fakti se lokale të tilla i organizojnë festat për adoleshentët, vetëm e vetëm, që t’i kenë klientelë ata të nesërmen.

Përgjatë mbrëmjes së sotme në emisionin Opinion në Tv Klan, është folur edhe për drogën krokodil, referuar një shënimi të publikuar nga ish-kryeministri Berisha, i cili paralajmëronte për hyrjen e saj në Shqipëri dhe dëmet tmerruese që mund të pësonte njeriu nga përdorimi i saj.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, ka bërë me dije se droga krokodil nuk ka hyrë në Shqipëri. Hodaj tha se në vendin tonë, nuk ka pasur qoftë edhe një rast të vetëm, që tregon për simptoma të shkaktura nga përdorimi i saj.

Kryepolici, bëri me dije, se edhe gjatë komunikimeve nga mjekët toksikologë, por edhe nga hetimet tona nuk kemi konstatuar një fakt të tillë.

Hodaj, tregoi se droga krokodil, së pari, nuk është drogë, pasi ajo realizohet nga disa përzirje substancash të cilat rrezikojnë sëtepërmi organizmin e njeriut.

Gazetari Artan Hoxha, në lidhje me qarkullimin e drogës në kryeqytet, tha se investimi më i madh i drogës në lokalet e natës është tek adoleshentët e sotëm, pasi nesër ata do jenë klientët e tyre.

“Po ju jap një shembull, vjet kam qenë në Lisbonë, 30 metra larg meje ishin dy policë patrullë, ndërsa diku tjetër, ishin dy të rinj rreth moshës 18-vjeçare, m’u duk se kishin nga ato që përdorin gratë për tualetin, por realisht ata kishin disa lloje të ndryshme të drogërave, duke filluar nga kokaina, heroina dhe mariuana dhe i kishin të vendosura haptazi fare, e më erdhën në tavolinë. Unë në fillim nuk e kuptova se çfarë po kërkonin dhe se kuptoja se çfarë ishin, por kur e pashë nga afër e dallova. Shikoj se polici ishte mu në qendër të Lisbonës dhe nuk levizte. Pra edhe atje ishte i njëjti problem”.

Hoxha tha se problemi që kemi në Shqipëri është tek moshat e reja dhe kryesisht mos zbatimi i ligjit.

Video: 



Ju sugjerojmë

Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori
Bota

Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori

5 Nëntor, 2025 8:28 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit për sot, 5 nëntor 2025

5 Nëntor, 2025 8:25 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Te Fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 5 nëntor 2025

5 Nëntor, 2025 8:23 am
Ende pa u bërë “armiq” politik, kur u takuan për herë të parë Nano-Berisha
-U tha në Opinion

Ende pa u bërë “armiq” politik, kur u takuan për herë të parë Nano-Berisha

5 Nëntor, 2025 12:45 am
Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit
-U tha në Opinion

Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit

4 Nëntor, 2025 10:28 pm
Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së
Bota

Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së

4 Nëntor, 2025 10:01 pm
Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre
Sport

Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre

4 Nëntor, 2025 9:30 pm
Një në pesë fëmijë jetoi në zonë konflikti gjatë 2024
Bota

Një në pesë fëmijë jetoi në zonë konflikti gjatë 2024

4 Nëntor, 2025 8:49 pm
Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat
Aktualitet

Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat

4 Nëntor, 2025 8:30 pm
Maldivet ndalojnë pirjen e duhanit për të lindurit pas vitit 2007
Bota

Maldivet ndalojnë pirjen e duhanit për të lindurit pas vitit 2007

4 Nëntor, 2025 7:56 pm
Para
Horoskopi, 12 Shtator 2016

Horoskopi 14 dhjetor 2016

Ndezi kartona për tu ngrohur, digjet banesa, vdes i moshuari

Ndezi kartona për tu ngrohur, digjet banesa, vdes i moshuari

Flakët shkrumbojnë Pallatin e Kulturës në Maliq

Flakët shkrumbojnë Pallatin e Kulturës në Maliq
















TE FUNDIT

Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori

Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori
5 Nëntor, 2025

Zohran Mamdani ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie në New York City dhe do të bëhet kryetari i parë mysliman...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 5 nëntor 2025

Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
5 Nëntor, 2025

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 5 nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
5 Nëntor, 2025

Dashi Mundohu të mos i kushtosh shumë rëndësi fjalëve të të tjerëve sot. Mund të kesh kaluar orë të tëra...

Lexo më shumë

Ende pa u bërë “armiq” politik, kur u takuan për herë të parë Nano-Berisha

Ende pa u bërë “armiq” politik, kur u takuan për herë të parë Nano-Berisha
5 Nëntor, 2025

Në shenjë respekti, në një lloj “in memoria” për veprën politike të Fatos Nanos, si kryetar i Partisë Socialiste, tre...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com