Kronikë

E përplasi dhe e la të vdekur, kapet autori i aksidentit në Lushnje


               Publikuar në : 18:17 - 20/10/19 |
Al Do

Autori i aksidentit me pasojë vdekjen të ndodhur më herët në  zonën e njohur si “tre urat” në Çermë të Lushnjes është një 17-vjeçar.

Policia njofton se ka bërë të mundur kapjen e personit me inicialet J.G i cili u largua nga vendngjarja pasi përplasi me makinë dhe e la të vdekur 64-vjeçarin Fatmir Muça që ishte duke udhëtuar me biçikletë.

Njoftimi i policisë

Në vijim të informacionit paraprak ku në aksin rrugor “Tre urat-Çermë”, u aksidentua me pasojë vdekjen 64-vjeçari F.M, policia bëri të mundur identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit i cili u largua nga vendngjarja.

Sot rreth orës 14:10, në aksin rrugor “Tre urat-Çermë”, shtetasi J.G, 17 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin F.M, 64 vjeç, nga Zhamë Sektor, i cili ka qënë duke udhëtuar me biçikletë.

Pas aksidentit, shtetasi J.G u largua nga vendngjarja por më pas u bë shoqërimi i tij në Komisariatin e Policisë Lushnje dhe po kryhen veprimet proceduriale/Opinion.al

Pas