Kronikë

E përplas makina, plagoset 54-vjeçari në Pogradec


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:02 - 04/11/21 |
Opi Nion

Një qytetarë ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga një makinë në rrugën e fshatit Volorekë në Pogradec.

Mësohet se A. D., rreth 54 vjeç, ishte duke kaluar rrugën në momentin kur një automjet tip “Mercedes Benz” e ka përplasur.

I plagosur i është transportuar për në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtuesi i mjetit, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit dhe po merret në pyetje lidhur me ngjarjen. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al

Pas