Një nënë ushqen me gji fëmijën e saj në njërën anë dhe në tjetrën ushqen po me gji një dre. Pamjet mund të jenë shokuese për disa, por në fisin “Bishnoi”, këto kafshë janë thjesht pjesë e familjes. Nënat në rajonin e largët Rajasthan, në Indinë Veriore janë kujdesur për drerët e vegjël për më shumë se gjysmë shekulli dhe nuk e imagjinojnë dot jetën pa ta. “Këto drerë janë jeta ime dhe janë si fëmijët e mi,” thotë Mangi Devi Bishnoi, një 45 vjeçare e zonës. Ndërkohë Ram Jeevan Bishnoi, 24 vjeç, u shpreh: “Prindërit e mi kurrë nuk më kanë diferencuar nga drerët. Njerëzit e komunitetit Bishnoi jetojnë pranë xhunglave dhe zonave të braktisura, e shpesh herë rriten duke luajtur me një shumëllojshmëri kafshësh, pa pasur aspak frikë.