Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E njohu kur ajo ishte në klasën e 4, historia e Sabriut që u martua me nxënësen 

2021/11/21 at 4:17 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
E njohu kur ajo ishte në klasën e 4, historia e Sabriut që u martua me nxënësen 

Rubrika “Ka Një Mesazh Për Ty” në Tv Klan, ashtu si gjithmonë është e mbushur me surpriza të veçanta.


Sabriu do të festojë së bashku me bashkëshorten 50-vjetorin e martesës dhe për këtë arsye ka sjellë edhe unazën e martesës me vete. Një buqetë me lule do të vijë në studio nga vajza që çifti ka në Tiranë, si dhe ato në Greqi, por për këtë gjë ata nuk janë në dijeni.

Ardit Gjebrea: Në dorë çfarë ke?

Sabriu: Një surprizë të vogël për bashkëshorten. 50 vjet martesë dhe erdha që t’i bëj një surprizë.

Ardit Gjebrea: Si e ka emrin bashkëshortja?

Sabriu: Sadete Ruçi.

Ardit Gjebrea: Si e ke njohur Sadeten?

Sabriu: 30 vjet kam punuar arsimtar në Librazhd, 20 në Lushnje, 50 gjithsej. Ne ishim të rinj atëherë kur dolëm në fillim edhe bënim provime klasa e katërt.

Ardit Gjebrea: Kur ishe mësues?

Sabriu: Unë isha 18 vjeç, bëra një 2-vjeçare në Tiranë dhe dola mësues.

Ardit Gjebrea: Pra, 18 vjeç ishe mësues?

Sabriu: Po. Ne e bëmë si kuvend që do të pyesim nxënësit e njëri-tjetrit që të mos bëjmë krahasime, por të dalë realiteti kush do të ketë nxënësit më të mirë. Përfundimisht pyetëm njëri-tjetrin dhe erdhi puna tek bashkëshortja që kam tani.

Ardit Gjebrea: Ajo punonte aty?

Sabriu: Jo, ajo ishte nxënëse në klasën e katërt. Ajo mori tezën dhe filloi e tha tezën dhe të gjitha. Ia lexova dhe unë tezën. E zhvilloi ajo tezën shpejt e shpejt. Ishte e shkathët shumë ajo, inteligjente. I bëri të gjitha. Thashë “marshallah” me mendjen time unë se asaj nuk i thashë gjë. Kaluan kohët pastaj, ajo vazhdoi 8-vjeçaren dhe unë punën time që kisha sepse punova 50 vjet.

Ardit Gjebrea: Ty të mbeti në mendje ajo?

Sabriu: Unë u bëra 25 vjeç. I dërgova një kushëririn tim sepse ishte fanatizëm atëherë. I thashë i thuaj se atë gocën, dua që ta çoj në shkollë, por bëjnë mirë të ma japin mua sepse e njoh që është familje e mirë dhe ajo gocë mua më pëlqen për të kaluar jetën. Ata i kishin kthyer përgjigjen atij dhe i kishin thënë kushëririt tim se janë dakord, por pa mbaruar shkollën jo. Më 16 gusht të vitit 1971-shit e mora, u martuam. Përfundimisht atë vit, vajta atë vit për bursën dhe më thanë në sektorin e arsimit që këtë vit nuk i doli. Vitin tjetër tha se ajo do të jetë e para, ashtu u  bë. Erdhi viti tjetër, mua më lindi djali i madh dhe detyrimisht…Mamaja ime për 3 ditë në atë kohë, e çova në Librazhd me leucemi në mëlçinë e zezë dhe ndërroi jetë.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishte mamaja?

Sabriu: 47 vjeç. Ajo na la një brengë të madhe, ishim 5 vëllezër dhe një motër e vogël. Kush do t’i shërbente gjithë atij mileti? I thashë një ditë bashkëshortes, hajde këtu, si do të veprojmë. Të vazhdosh shkollën do të jetë turp, gjithë ky milet këtu, goca është e vogël. Po sikur të mos shkosh në shkollë? Ajo më tha e vështirë është sepse i doli për mjekësi në Vlorë dhe më tha mua: edhe unë e atij mendimi jam. E kapa dhe e përqafova dhe i thashë: pavarësisht se nuk do të shkosh në shkollë, do të jetojmë një jetë të lumtur.

Ardit Gjebrea: Po ti ja premtove…

Sabriu: Ja premtova dhe më ka ngelur peng për të gjithë jetën dhe për këtë e thirra këtu që t’i kërkoj falje publike.

Ardit Gjebrea: Ta kam përmendur ndonjëherë që unë prej teje nuk fillova shkollën?

Sabriu: Jo, asnjëherë, por prapë se prapë e ha në zemër.

Ardit Gjebrea: Sa fëmijë keni ju?

Sabriu: 2 djem dhe 3 goca./tvklan.al

Etiketa: mesuesnxenesesabri sadete


Ju sugjerojmë

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg
Bota

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg

8 Shkurt, 2026 10:41 pm
“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
Aktualitet

Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani në Vlorë, Berisha: Një akt kriminal shtetëror

8 Shkurt, 2026 9:03 pm
Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona
Bota

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona

8 Shkurt, 2026 7:41 pm
Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
Bota

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

8 Shkurt, 2026 5:42 pm
101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën
Bota

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën

8 Shkurt, 2026 4:06 pm
Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja
Aktualitet

Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja

8 Shkurt, 2026 3:58 pm
Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas
Kronikë

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas

8 Shkurt, 2026 3:11 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: SHBA synon përfundimin e luftës në Ukrainë deri në qershor

8 Shkurt, 2026 3:05 pm
Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë
Sport

Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë

8 Shkurt, 2026 3:02 pm
“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…
Bota

“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…

8 Shkurt, 2026 2:59 pm
Para
COVID në Kosovë, regjistrohen 5 viktima dhe 318 raste të reja

Covid/7 raste dhe asnjë viktimë në Kosovë, nuk ka as pacientë në terapi intensive

71 raste të reja me COVID-19, humb jetën një person

COVID19/Ministria e Shëndetësisë: 405 qytetarë të infektuar, 5 humbje jete

Barazon me Skënderbeun, Teuta mbetet larg kreut

Barazon me Skënderbeun, Teuta mbetet larg kreut
















TE FUNDIT

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg
8 Shkurt, 2026

Një fotografi e re e publikuar nga dosjet e Jeffrey Epstein ka rikthyer në vëmendje lidhjet e tij me disa...

Lexo më shumë

Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani në Vlorë, Berisha: Një akt kriminal shtetëror

“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
8 Shkurt, 2026

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së sotme në Vlorë, ku u dhunua avokati i ish-presidentit...

Lexo më shumë

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona
8 Shkurt, 2026

Autoritetet franceze kanë arrestuar pesë persona pasi një gjyqtare dhe nëna e saj u rrëmbyen dhe u mbajtën peng për...

Lexo më shumë

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
8 Shkurt, 2026

Zyrtarë të lartë të mbrojtjes izraelite i kanë paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se programi iranian i raketave balistike përbën një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com