Këshilli Bashkiak sapo ka votuar rritjen e çmimit të aujit në Tiranë. Me 31 viota pro, ku përfshhen edhe votat e LSI-së në Këshillin Bashkiak, qytetarët e Tiranës tani e tutje do ta paguajnë më shtrenjtë ujin. Ky vendim është kaluar pa diskutime të forta në Këshill Bashkiak, duke i dhënë kështu formë kësaj rritje, që do të ngarkojë edhe më shumë xhepat e qytetarëve. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj e cilësoi këtë vendim si një vendim të vështirë por që duhej marrë, duke thënë se me këtë vendim Tirana pas 5 vitesh do të kishte ujë 24 orë.