Aktualitet

E fundit/ Kush ka frikë nga ambasadorët? Partitë anulojnë mbledhjet



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 01:02 - 06/05/16 |
b.f

TIRANË – Kishim raportuar për një ngjarje të pazakontë në politike. Pjesëmarrjen e ambasadorëve në mbledhjet e grupeve parlamentare të PS, të PD dhe LSI-së gjatë ditës së premte.

Diçka ka shkuar keq! Mbledhjet janë shtyrë të gjitha. Nga burimet mësojmë se nga selitë e ambasadave është tentuar të negociohet që Donald Lu dhe Romana Vlahutin të zhvillojnë mbledhjen me grupin e PS në orën 14:00, me grupin e PD në orën 15:00 dhe në 16:00 me atë të LSI.

Por sipas burimeve, ka qenë PS ajo që ka kundërshtuar mbajtjen e mbledhjes në orën 14:00 në këto kushte janë shtyrë edhe dy mbledhjet e tjera.

Në fillim u mësua vetëm anulimi i mbledhjes me grupin e PD, por burimet saktësojnë se janë shtyrë të tre mbledhjet, jo vetëm PD-ja. /Opinion.al

Lajme për të njëjtën temë:

Ambasadorët drejtojnë mbledhjet e grupeve parlamentare!

Donald Lu: Ndaloni lojrat politike! Kaloni reformen

 

 

KOMENTO (2)

Shkruaj nje koment

  1. PD-ja, PD-ja ehste porblemi. Po te mos kishin folur ata mbase ai qe kerkoi gjykim te shkurtuar do kishte votuar per reformen ne drejtesi.

Pas