Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Urën e Gjadrit në Lezhë, ku një shtetas iidentidfikuar me inicialet V. L që udhëtonte me mbesën e tij 16 vjeçare me një motoçiklete, kanë rënë në lumë. Menjëherë forcat e policisë janë vënë në lëvizje për të bërë të mundur shpëtimin e dy shtetasve. V. L 70 vjeç është gjendur i mbytur 400 m larg vendngjarjes ndërsa mbesa e tij ka mundur të shpëtojë. Shkak për këtë aksident tragjik ka qenë humbja e kontrollit të çiklomotorit.