Kryesore

“E djathta e rublave e la vendin djerrë”,Rama nga Dibra:Tani po duken frytet e punës sonë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:44 - 30/10/22 |
Opi Nion

PS ka nisur fushatën paraelektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit. Kryeministri Edi Rama ka nisur turin e takimeve me qytetarët në të gjithë bashkitë e vendit, ndërsa prej dy ditësh ndodhet në qarkun e Dibrës.

Mëngjesin e kësaj të diele, kreu i qeverisë e ka nisur me akuzat ndaj opozitës. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama përshëndet qytetarët, ndërsa shkruan qeveria po bën përpjekje për investime në Dibër.

Rama thotë se PD, të cilën e ironizon duke e etiketuar e “Djathta e Rublave”, e ka lënë Dibrën pa investime gjatë kohës që ka qeverisur, rreth një dekadë më parë.

“Mirëmëngjes  dhe nga Dibra e mrekullueshme, ku pas përhumbjes në braktisjen e gjatë deri kur nisëm së bashku përpjekjen tonë, kanë nisur të duken frytet e një pune plot mund e durim mbi djerrinën që la pas e Djathta e Rublave, duke i falenderuar mijëra njerëzit që më pritën, më dëgjuan e më thanë gjëra me mend në dy ditët e kaluara së bashku, nga Bulqiza, në Mat, Klos e Peshkopi, ju uroj të gjithëve një të diel të bukur”,-shkrun Rama./Opinion.al

Pas