Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
Nga të dhënat e policisë rezulton se mes të arrestuarve është edhe një grua 38-vjeçare, e cila në gjendje të dehur ka përplasur në Vaqarr mjetin me drejtues shtetasin S. M. Ky i fundit pasi u mjekua në spital, u largua për në banesë.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: Q. L., 22 vjeç, R. K., 51 vjeç dhe N. H., 57 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur; G. N., 34 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse; K. M., 38 vjeçe, pasi në Vaqarr, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.76 mg/l, ka aksidentuar mjetin me drejtues S. M. Si pasojë është dëmtuar shtetasi S. M., i cili pasi mori mjekimin, u largua për në banesë”, njofton policia.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al