Kryesore

Dyshime për korrupsion, arrestohet drejtori i Burgut 313


               Publikuar në : 15:31 - 03/04/20 |
el ida

Drejtori i Burgut 313, Eduard Struga, është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Dyshohet se ai është shoqëruar  pasi mund të jetë i përfshirë në një rast korrupsioni në tenderat e burgjeve.

Arrestimi i tij është bërë pas lëshimit të urdhërit nga Prokuroria Speciale.

Eduard Struga drejtonte këtë institucion që prej tetorit të vitit 2019.

Për këtë rast hetimet vijojnë pasi mendohet se ka persona të tjerë të përfshirë.  /Opinion.al

Pas