Policia ka shoqëruar gjatë orëve të natës 30 punonjës të sigurisë dhe punonjës të terminalit në portin e Durrësit.
Shoqërimi i tyre erdhi pas dyshimeve për drogë në një nga kontejnerët. Sipas informacioneve, një kontejner bananesh rezulton i hapur dhe prej tij mungojnë disa arka.
Hapja e kontejnerit është bërë para se të kalonte në filtrin e policisë dhe skanerit.
Policia dyshon se brenda kontejnerit mund të ketë pasur lëndë narkotike.
Aktualisht po analizohen pamjet e kamerave të sigurisë për të parë se kush ka ndërhyrë në mjet.