Bota

Dyndja e refugjatëve, Greqia do të ndërtojë një “mur” në kufi me Turqinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:40 - 20/10/20 |
Al Do

Kufiri greko-turk do të ndahet nga një mur modern 26 kilometra i gjatë dhe 5 metra i lartë.

Projekti sipas qeverisë greke do të përfundojë në prill, me një fond 63 milionë euro, dhe do t’ i shtohet rreth 10 kilometrave ekzistues por që do të rikonstruktohen, duke shtuar elementë sigurie më të avancuara, si një sistem kamerash që do të përfshijë të gjithë 192 kilometrat e kufirit tokësor midis dy vendeve.

Stelios Petsas, zëdhënësi i qeverisë greke tha se, muri është përgjigja e qeverisë greke ndaj dyndjes së emigrantëve që vijnë nga Turqia.

Aktualisht në Turqi ndodhet numri më i lartë i refugjatëve në botë, rreth 4 milionë që vijnë kryesisht nga Siria./ Opinion.al

Pas