Nëse gjatë pandemisë ishte detyrim, tashmë punua nga shtëpia për shumë persona po shihet si një oportunitet duke harmonizuar kohën dhe të ardhurat.
“Në tre vitet e fundit, numri i punëmarrësve nga shtëpia është dyfishuar. Vitin që lamë pas në Shqipëri rezultojnë afro 2700 persona që kryejnë punë nga shtëpia”, raporton gazetarja e Tv Klan, Erikleda Dorezi.
Të dhënat e publikuara nga Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore tregojnë femrat janë ato që preferojnë të punojnë më shumë nga shtëpia.
“Gratë dhe vajzat dominojnë në punësimin në distancë nga banesa. 66 % e punëmarrësve që punojnë nga shtëpia janë gra dhe vajza”, shprehet gazetarja.
Vitin që lamë pas në vendin tonë rezultojnë 1790 femra që kryejnë punë me kohë të plotë ose të pjesshme. Në krahasim me vitin 2023 kemi 15-fishim të numrit të grave me këtë formë punësimi.
Sipas ekspertëve të punuarit nga shtëpia po shihet si një mundësi që krijon më shumë pavarësi. Shmang trafikun dhe rrit kursimet për transport. Por ka edhe jo pak mangësi si vështirësi në vlerësimin e performancës, moskontakti me kolegë dhe marrëdhënie pune në grup.
Tv Klan