Aktualitet

Dy viktima nga zjarret, shkarkohet kreu i zjarrfikëses së Gjirokastrës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:09 - 20/08/21 |
Opi Nion

Kujtim Bizhga, kreu i zjarrëfikses së Gjirokastrës është shkarkuar ditën e sotme nga detyra.

Ky vendim vjen pas situatës së rëndë me zjarret që u krijua në ditët e para të gushtit në këtë qark, ku humbën jetën edhe çifti i bashkëshortëve Haxhiaj në fshatin Asim Zeneli.

Mësohet se me propozim të kryebashkiakut Flamur Golemi, Bizhga është zëvendësuar në këtë detyrë nga gjenerali Pëllumb Shalarin, me eksperiencë në fushën ushtarake.

Zjarret rrezikuan seriozisht 3 fshatrat Krinë, Asim Zeneli dhe Arshi Lengo në Gjirokastër, ndërsa tragjikisht humbën jetën Andrea Haxhiaj dhe Tatjana Haxhiaj.

Pas