Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dy variante për Vettingun, PD shkon në parlament me draftin e saj

2016/08/29 at 11:08 AM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Basha cakton drejtuesit në 12 qarqe, jashtë Topalli e Patozi

Në seancën e nesërme plenare mund të shkohet me dy drafte për ligjin e Vettingut.


Partia Demokratike ka dorëzuar zyrtarisht në komisionin e posaçëm amendamentet e plota të ligjit për Vettingun. PD ka dorëzuar 7 çështje që përkthehen në 28 amendamente.

Sipas Partisë Demokratike drafti i miratuar nga mazhoranca paraqet probleme të thella me Kushtetutën, ndërsa i hap rrugën kontrollit të qeverisë mbi organet e drejtësisë.

Disa nga argumentet e PD janë:

Një ditë para seancës së jashtëzakonshme plenare të 30 gushtit, të thirrur enkas për të miratuar p/ligjin e Vetingut, Partia Demokratike ka depozituar në Kryesinë e Kuvendit pjesën e dytë të amendamenteve të saj përsa i përket këtij drafti, i cili u miratua nga Komisioni i Reformës në Drejtësi vetëm me votat e mazhorancës.

Pavarësisht refuzimit të mazhorancës si dhe të ekspertëve ndërkombëtarë për të marrë në konsideratë amendamentet e PD-së për 25 nenet e para të p/ligjit, të dorëzuara në Kuvend më 22 Gusht, demokratët kanë paraqitur 28 të tjera përsa i përket neneve 26-67 të këtij drafti, të cilin vazhdojnë ta cilësojnë antikushtetues.

Janë 7 cështjet më shqetësuese të evidentuar nga demokratët.

1) E para ka të bëjë me rolin aktiv dhe përcaktues që kanë organet e kontrolluara apo nën varësinë e pushtetit ekzekutiv, si ILDKP dhe DSIK. “Në këtë mënyrë – gjykon Partia Demokratike – projektligji ka asgjësuar thelbin e Reformës Kushtetuese sepse kontrollin dhe vendimmarrjen e procesit të vettingut e ka zhvendosur nga organet e krijuara rishtas dhe të konceptuara si organe të pavarura, tek organet ekzistuese të pareformuara dhe të kontrolluara nga Qeveria.

2) Shqetësimi i dytë i PD-së ka të bëjë me mbikqyrjen dhe kontrollin e Qeverisë ndaj organeve të reja të Vetingut, pasi telekomunikimet dhe të ardhurat financiare të anëtarëve të tyre kontrollohen në mënyrë periodike nga agjenci nën varësi të Qeverisë. Në këtë mënyrë, Reforma rrezikon të dështojë dhe të humbasë besueshmërinë e publikut, paralajmërojnë demokratët.

3) PD e cilëson të qëllimshme mungesën e detajimit në tekst të procedurës së përzgjedhjes dhe emërimit të anëtarëve të organeve të Vetingut, si dhe procesin e vlerësimit të kandidaturave.

4) Shqetësimi i katërt ka të bëjë me procesin dhe standartet e kontrollit të figurës që sipas PD-së cënojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, sanksionuar në Kushtetutë dhe në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe në nenin DH të aneksit të Amendamenteve Kushtetuese. Kjo pasi projekligji, thekson opozita, kontrollin e bazon tek elementë që nuk përmbushin standartet e provës të marrë në formën e kërkuar nga ligji.

5) Drafti i miratuar në Komision nga mazhoranca cënon parimin e barazisë përpara ligjit, standardet e procesit të rregullt ligjor si dhe parimin e llogaridhënies së organeve kushtetuese, si element thelbësor i shtetit të së drejtës, gjykojnë demokratët.

6) Shqetësimi i gjashtë i PD-së është dhunimi i parimit të sigurisë juridike, pasi teksti është i paqartë, konfuz dhe në disa raste kontradiktor. Kjo rrezikon të krijojë në praktikë një ngërc institucional, zvarritje dhe konflikte kompetencash.

7) Së fundmi, p/ligji në formën e miratuar lë hapur mundësinë për rifutjen në sistem të individëve që kanë ushtruar detyrën e gjyqtarit dhe prokurorit përgjatë regjimit komunist.

Shkresa e dërguar nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, në adresë të kryeparlamentarit Meta dhe kreut të Komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, mbullet duke u rikujtuar marrësve procedurat parlamentare. P/ligji në fjalë është shqyrtuar dhe miratuar në parim nga Komisioni në një kohë kur nuk kishte ende bazë kushtetuese, pretendon Ristani, ndërsa shton se neni 83/3 i Kushtetutës ndalon shqyrtimin dhe miratimin me procedurë të përshpjetuar të një ligji që miratohet me shumicë të cilësuar.



Ju sugjerojmë

Maduro/Sekretari i Përgjithshëm i OKB:I shqetësuar për mosrespektimin e ndërkombëtar
Bota

Maduro/Sekretari i Përgjithshëm i OKB:I shqetësuar për mosrespektimin e ndërkombëtar

5 Janar, 2026 11:04 pm
Shpërthime të forta në Venezuelë, Maduro: Trump urdhëroi sulmin
Bota

Aksioni i Trump në Venezuelë, rriten aksionet e kompanive të energjisë në SHBA

5 Janar, 2026 9:46 pm
Danimarka: Sulmi ndaj Groenlandës, fundi i NATO
Bota

Danimarka: Sulmi ndaj Groenlandës, fundi i NATO

5 Janar, 2026 8:47 pm
Video/ Maduro me pranga në duar uron agjentët amerikanë: Gëzuar…
Bota

Arrestimi i Maduros,Venezuela urdhëron arrestimin e kujtdo që mbështet sulmin e SHBA

5 Janar, 2026 8:27 pm
Berisha-Ramës: Ja ku janë “deltat” tona, do vijnë në Surrel sapo të marrin urdhrin
Kryesore

Berisha-Ramës: Ja ku janë “deltat” tona, do vijnë në Surrel sapo të marrin urdhrin

5 Janar, 2026 7:46 pm
Kush është “Gjeli”, dëshmitari që mund të fundosë Maduron
Bota

Kush është “Gjeli”, dëshmitari që mund të fundosë Maduron

5 Janar, 2026 7:08 pm
Maduro nuk pranon fajësinë: Jam president, SHBA më rrëmbeu
Bota

Maduro nuk pranon fajësinë: Jam president, SHBA më rrëmbeu

5 Janar, 2026 6:55 pm
Sulmet në Venezuelë, Trump: Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron
Bota

Plani i Trump për Venezuelën: Cisternat e naftës nuk lëvizin pa urdhër…

5 Janar, 2026 6:12 pm
Protestat masive trondisin Iranin, raportohen për 16 viktima
Bota

Protestat masive trondisin Iranin, raportohen për 16 viktima

5 Janar, 2026 5:11 pm
Presidentja meksikane dënon sulmin e SHBA në Venezuelë: Nuk ka sjellë demokraci
Bota

Presidentja meksikane dënon sulmin e SHBA në Venezuelë: Nuk ka sjellë demokraci

5 Janar, 2026 3:59 pm
Para
Ruçi: Edi Rama, njeriu më i pakënaqur në qeverinë e tij

Foto/ Gramoz Ruçi shkel ligjin me dy këmbë...

Reforma në Drejtësi, zbardhen bisedat e kreut të PD-së Basha me Donald Lu

Lu i rikthehet negociatave, shihet në selinë e PD

Beyonce i vesh Blue Ivy një fustan 11.000 dollarë në MTV Music Awards

Beyonce i vesh Blue Ivy një fustan 11.000 dollarë në MTV Music Awards

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Maduro/Sekretari i Përgjithshëm i OKB:I shqetësuar për mosrespektimin e ndërkombëtar

Maduro/Sekretari i Përgjithshëm i OKB:I shqetësuar për mosrespektimin e ndërkombëtar
5 Janar, 2026

Në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, nënsekretarja e përgjithshme Rosemary DiCarlo lexoi një deklaratë në emër...

Lexo më shumë

Aksioni i Trump në Venezuelë, rriten aksionet e kompanive të energjisë në SHBA

Shpërthime të forta në Venezuelë, Maduro: Trump urdhëroi sulmin
5 Janar, 2026

Aksionet e kompanive amerikane të energjisë janë rritur, ndërsa investitorët vënë bast se kapja e Maduros nga SHBA-të do të...

Lexo më shumë

Danimarka: Sulmi ndaj Groenlandës, fundi i NATO

Danimarka: Sulmi ndaj Groenlandës, fundi i NATO
5 Janar, 2026

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen paralajmëroi se çdo sulm ushtarak i SHBA-së ndaj një aleati të NATO-s, përfshirë Groenlandën, do të...

Lexo më shumë

Arrestimi i Maduros,Venezuela urdhëron arrestimin e kujtdo që mbështet sulmin e SHBA

Video/ Maduro me pranga në duar uron agjentët amerikanë: Gëzuar…
5 Janar, 2026

Qeveria e Venezuelës publikoi të hënën dekretin, i cili i jep kompetenca të gjera presidencës dhe urdhëron forcat e sigurisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com