Kronikë

Dy të vdekur dhe 4 të plagosur në Fier, policia jep detaje nga aksidenti i rëndë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:23 - 09/06/22 |
Opi Nion

Policia ka dhënë detaje nga aksidenti i ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Levan-Tepelenë, ku kanë humbur jetën 2 persona dhe janë plagosur 4 të tjerë.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në fshatin Buzëmadh dhe janë përplasur automjetet tip “Zafira” dhe “Ford”.

Uniformat blu bëjnë me dije se po punohet për zbardhjen e shkakut të aksidentit si edhe identifikimin e personave që janë plagosur dhe atyre që kanë ndërruar jetë.

Sot rreth orës 20:20, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Buzëmadh, janë përplasur automjetet tip “Zafira” dhe “Ford”.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë dy shtetas dhe janë plagosur katër të tjerë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit si edhe identifikimin e personave që janë plagosur dhe kanë ndërruar jetë”,-njofton policia./Opinion.al

Pas