Aktualitet

Dy shqiptarë kapen në Itali, transportuan 800 kg marijuanë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:36 - 17/09/18 |
b.f

Dy shqiptarë u arrestuan në Itali pasi u kapën duke transportuar me një furgon tip Fiat Ducati 800 kg marijuanë.

Policia italiane e provincës së Foxhias tha se në pranga ranë Marsel Brakollari, 25-vjeç e Xhuljano Haxhiraj 22-vjeç.

Mësohet se furgoni u pikas ndërsa po kryente manovra të dyshimta.

Kryesisht në zonat e Capojale në Komunën Cagnano Varano të provincës së Foxhias.

Ndërkaq, furgoni nuk iu përgjigj urdhërit të ndalimit të policisë italiane.

Vetëm pas një ndjekje prej disa minutash trupat e policisë italiane kanë mundur të ndalojnë furgonin me drogë, i cili ka tentuar disa herë të përplaset me automjetin e policisë e më pas është përplasur me bordin e rrugës.

Pas aksidentit 4 persona janë përpjekur të largohen në këmbë.

Policia italiane ka munduar të kapë vetëm 2 prej tyre.

Në brendësi të furgonit janë gjetur 800 kg marijuanë.

Sipas autoriteteve italiane droga kap në treg një vlerë prej 6 milionë euro./Opinion.al

 

Pas