Mësohet se katër persona, mes të cilëve dy shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, janë arratisur nga burgu grek i Tirinthas.
Media greke “Kathimerini“, shkruan se grupi i të arratisurve përbëhet nga dy shqiptarë, një maroken dhe një egjiptian.
Mungesa e tyre u vu re nga rojet gjatë numërimit pas pushimit të drekës, ndërkaq policia greke ka nisur menjëherë operacionin e kerkimit. /Opinion.al