Dy shqiptarë janë arratisur nga burgu grek i Kasandrës. Mësohet se një prej të arratisurve kishte dalë me leje dhe nuk ishte kthyer më.
Sipas autoriteteve helene, 34-vjeçari që kishte marrë leje ishte i dënuar me 10 vjet burg. Ndërkaq, shqiptari tjetër nuk u paraqit në numërimin e përditshëm.
Ndërkohë, policia greke ka ndërmarrë një operacion masiv për gjetjen dhe arrestimin e dy shqiptarëve të arratisur./ Opinion.al E.Xh.