Aktualitet

Dy persona kërcënojnë rojen në një firme uji, grabisin paratë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:14 - 31/03/21 |
Opi Nion

Një firmë uji në qytetin e Lushnjës ka rënë pre e grabitësve mbrëmjen e djeshme.

Policia bën me dije se dy persona ende të paidentifikuar kanë kërcënuar rojen e firmës së ujit dhe kanë marrë një sasi parash.

“Më datë 30.03.2021, rreth orës 22:00 në fshatin Zhamë Sektor, Njësia Administrative Dushk, dy persona ende të paidentifikuar duke kërcënuar rojen, kanë marrë një sasi parash të një firme uji. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa ende nuk ka asnjë informacion në lidhje me identitetin e autorëve./Opinion.al

Pas