Ky helikopterë amerikanë #BlackHawk do të shtohen në arsenalin e Forcave të Armatosura në fund të këtij muaji.
Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan se “një investim i madh dhe një hap i rëndësishëm që do të na japë fuqinë dhe përkushtimin e nevojshëm për të përmbushur misionet taktike dhe operacionet e emergjencave me më shumë efikasitet dhe siguri.”
Ndër të tjera, Peleshi shprehet se kjo është një shenjë e qartë se vendi ynë po investon në forcën dhe sigurinë.
“Ky lajm i shumëpritur në këtë fillimvit, në bashkëpunim me partnerin dhe aleatin tonë strategjik #SHBA është një shenjë e qartë se vendi ynë po investon në forcën dhe sigurinë e tij, duke e bërë Shqipërinë një vend më të sigurt dhe të përgatitur për sfidat e ardhshme”, thekson Peleshi.