Policia gjermane ka bërë të ditur se të arrestuarit që kanë lidhje me sulmet në Paris janë ndaluar në qytetin Alsdorf, në dy aksione të realizuara. Në aksionin e parë janë ndaluar dy gra dhe një burrë, ndërsa dy meshkuj të tjerë janë ndaluar në operacionin e dytë, në të njëjtin qytet.