Aktualitet

Humbi gruan në masakrën e Parisit, gazetari letër prekëse terroristëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 02:15 - 18/11/15 |
b.f
Antoine Loiris humbi bashkëshorten në sulmet terroriste të së premtes, në Paris. Gazetari i France Bleu u shkruajti një letër të hapur vrasësve, për t’u thënë se ai dhe djali i tij nuk do të jetojnë nën frikën e terrorit dhe se ai nuk do t’i urrejë edhe pse i morën gjënë më të bukur në jetë, dashurinë.
Ai e titulloi letrën: “Nuk do ta keni urrejtjen time”
Të premten mbrëma keni vjedhur jetën e një qenie të veçantë, dashurinë e jetës time, nënën e djalit tim por nuk do ta keni urrejtjen time.
Nuk e di se kush jeni dhe as që dua ta di. Nëse Zoti për të cilin vrisni verbërisht na ka krijuar sipas imazhit të tij çdo plumb në trupin e gruas time do të ishte një plagë në zemrën e tij.
Pra jo nuk do të ua dhuroj urrejtjen edhe pse këtë e keni kërkuar por t’i përgjigjesh urrejtjes me zemërim do të ishte e njëjta injorancë e asaj që u ka bërë të këtillë siç jeni.
E dëshironi frikën që të më bëjë t’i shikoj bashkëkombasit e mi me sy dyshues, që të sakrifikoj lirinë për sigurinë time.
E pashë këtë mëngjes. Në fund, pas netë e ditë pritjeje. Ishte po aq e bukur sa atë të premte në mbrëmje kur doli, po aq e bukur sa në kohën kur çmendurisht rashë në dashuri me të para 12 viteve.
Sigurisht se jam i rraskapitur nga mërzia, po ua pranoj këtë fitore të vogël, por do të jetë jetëshkurtër.
E di që ajo do të na shoqërojë dhe që do të takohemi në parajsen e shpirtrave në të cilin ju kurre nuk do të hyni.
Ne jemi dy, unë dhe im bir por jemi më të fortë se të gjitha ushtritë e botës. Madje, nuk kam as kohë të ju kushtoj sepse duhet t’i bashkangjitem Malvilit i cili do të zgjohet tanimë.
Ai ka 17 muaj, do të ushqehet çdo ditë dhe do të lozim çdo ditë dhe tërë jetën ky djale i vogël do t’ju përbuze duke qenë i lumtur dhe i lirë. Sepse, jo, as urrejtjen e tij nuk do ta keni./ Lapsi.al/

KOMENTO (2)

Shkruaj nje koment

  1. bravo keshtu duhet te reagojme te gjithe nga lindja ne perendim dashuria duhet te jete me triumfuese se urretja ne asnje liber te shenjte bibel apo kuran zoti nuk thote vrit perdhuno masakro por respekto femren sse ajo na jep jeten respekto femijen se eshte i pafajshem dhe ndihmo me te moshuarit se jane te dobet fal dashuri fal sadaka per te varfrin dhe zgjati doren me te dobtit respekt

Pas