Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dy anëtarë të Kushtetueses votohen të hënën

2019/11/09 at 2:42 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dy anëtarë të Kushtetueses votohen të hënën

Pavarësisht qëndrimit të presidentit Ilir Meta, mazhoranca është e vendosur të plotësojë gjykatën Kushtetuese, duke votuar të hënën dy anëtarët e rinj. Këtë e bëri të ditur kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, gjatë fjalës së mbajtur në një takim në Tiranë.

“Ne përmbyllim ditën e hënë fazën e parë të plotësimit të vakancave në gjykatën kushtetuese, Kuvendi do të zgjedhë dy anëtarët e Kushtetueses të hënën. Për të mundësuar që deri në fund të janarit Kuvendi të ketë zgjedhur edhe anëtarin e tretë të gjykatës Kushtetuese që i takon Kuvendit të Shqipërisë. Ky është hap i rëndësishëm për të mundësuar që brenda pranverës ajo të jetë funksionale”, tha Balla.

Pak ditë më parë, në limitet e afateve të përcaktuara nga Kushtetuta për të zgjedhur anëtarin e dytë të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti i Republikës ka kërkuar pezullimin e procesit.

Në një letër drejtuar Kuvendit, kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe Avokates së Popullit, kreu i shtetit kërkon që të jetë parlamenti i pari institucion që të përzgjedhë në listën me tre kandidatë, të dërguar nga KED, për të plotësuar vakancën e parë dhe më pas të jetë Presidenti.

Meta thotë se ai e ka përzgjedhur një kandidat, duke dekretuar Besnik Muçin, si anëtarin që plotësonte vakancën e krijuar nga dorëheqja e Sokol Berberit. Muçi ndërkohë është në proces vettingu.

Dhe sipas tij, me kërkesën për të zgjedhur ai i pari anëtarin tjetër, KED ka shkelur procedurën. Kushtetuta përcakton që si parlamenti ashtu dhe Presidenti, brenda 30 ditëve nga marrja e emrave të kandidateve të listuar në bazë të vlerësimit nga ai maksimali të përzgjedhin anëtarin që ata vlerësojnë. Anëtarët e përzgjedhur nga parlamenti duhet të marrin 84 vota.

Në të dyja rastet, si për Presidentin, si për Kuvendin, në rast se nuk përzgjidhen ose nuk arrihen kuorumi prej 84 votash, automatikisht një ditë pas afatit 30 ditor, kandidati i parë në listë bëhet anëtar i Gjykatës Kushtetuese./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Brukseli i bën thirrje Serbisë të hetojë pretendimet për përdorimin e topit zanor
Rajoni

Brukseli i bën thirrje Serbisë të hetojë pretendimet për përdorimin e topit zanor

17 Janar, 2026 6:26 pm
Dëmet nga përmbytjet, banesat dhe bizneset në Gjirokastër nisin regjistrimet
Aktualitet

Dëmet nga përmbytjet, banesat dhe bizneset në Gjirokastër nisin regjistrimet

17 Janar, 2026 5:23 pm
EMRI/ Shpërthimi në Lushnjë, plagoset deputeti
Kronikë

Palasë/ U godit nga fabroma gjatë punës, humb jetën 45-vjeçari

17 Janar, 2026 4:00 pm
Armëpushim i përkohshëm mes Ukrainës dhe Rusisë,nisin punimet në centralin bërthamor
Bota

Armëpushim i përkohshëm mes Ukrainës dhe Rusisë,nisin punimet në centralin bërthamor

17 Janar, 2026 3:11 pm
Gaza “e varrosur” nën rrënoja, 68 milionë tonë inerte,rindërtimi 50 miliardë dollarë
Bota

Gaza “e varrosur” nën rrënoja, 68 milionë tonë inerte,rindërtimi 50 miliardë dollarë

17 Janar, 2026 3:08 pm
Protestat në Iran, Ali Khamenei: Trump është përgjegjës për viktimat dhe dëmet
Bota

Protestat në Iran, Ali Khamenei: Trump është përgjegjës për viktimat dhe dëmet

17 Janar, 2026 3:06 pm
Berisha: Rama ka pushtuar parlamentin, po merr pushtetin e drejtësisë
Kryesore

Berisha: Rama ka pushtuar parlamentin, po merr pushtetin e drejtësisë

17 Janar, 2026 3:05 pm
Forumi ekonomik në Davos, Trump shkon me delegacionin më të madhin ndonjëherë
Bota

Forumi ekonomik në Davos, Trump shkon me delegacionin më të madhin ndonjëherë

17 Janar, 2026 3:03 pm
Vijojnë përplasjet për Groenlandën, Trump kërcënon Evropën
Bota

Vijojnë përplasjet për Groenlandën, Trump kërcënon Evropën

17 Janar, 2026 3:01 pm
Arratisja e Altin Ndocit, gjykata lë në qeli 3 nga punonjësit e burgut
Kronikë

Arratisja e Altin Ndocit, gjykata lë në qeli 3 nga punonjësit e burgut

17 Janar, 2026 2:31 pm
Para
Vendimi/ Makinat e përdorura para vitit të prodhimit 2008, ja si do të zhdoganohen

Makinat e përdorura, vjen njoftimi i rëndësishëm

Makina përplas motorin, 1 viktimë. Policia jep detaje

Makina përplas motorin, 1 viktimë. Policia jep detaje

Gati projekt-ligji për amnistinë

Gati projekt-ligji për amnistinë

TE FUNDIT

Brukseli i bën thirrje Serbisë të hetojë pretendimet për përdorimin e topit zanor

Brukseli i bën thirrje Serbisë të hetojë pretendimet për përdorimin e topit zanor
17 Janar, 2026

Komisioni Evropian ka përsëritur kërkesën ndaj autoriteteve të Serbisë që të hetojnë nëse gjatë protestës antiqeveritare në Beograd më 15...

Lexo më shumë

Dëmet nga përmbytjet, banesat dhe bizneset në Gjirokastër nisin regjistrimet

Dëmet nga përmbytjet, banesat dhe bizneset në Gjirokastër nisin regjistrimet
17 Janar, 2026

Pas përmbytjeve të fundit në Gjirokastër ka nisur procesi i evidentimit të dëmeve. Grupet e punës janë në terren për...

Lexo më shumë

Palasë/ U godit nga fabroma gjatë punës, humb jetën 45-vjeçari

EMRI/ Shpërthimi në Lushnjë, plagoset deputeti
17 Janar, 2026

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë pasdite në kantierin e ndërtimit në Palasë, ku një punëtor ka humbur jetën...

Lexo më shumë

Armëpushim i përkohshëm mes Ukrainës dhe Rusisë,nisin punimet në centralin bërthamor

Armëpushim i përkohshëm mes Ukrainës dhe Rusisë,nisin punimet në centralin bërthamor
17 Janar, 2026

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ka njoftuar një marrëveshje të përkohshme për armëpushim mes Ukrainës dhe Rusisë pranë termocentralit bërthamor...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com