Aktualitet

Makina përplas motorin, 1 viktimë. Policia jep detaje


               Publikuar në : 15:31 - 09/11/19 |
geliano fataj

Një aksident, me pasojë vdekjen e një personi, është shënuar këtë të shtunë, në aksin Lezhë- Shkodër.

Sipas policisë lokale, aksidenti ka ndodhur tek vendi i quajtur “Kryqëzimi i Balldrenit”.

Mjeti me drejtues shtetasin M.Sh., është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin Z.S., 61 vjeç, banues në Torovicë. Përplasja e fortë i ka marrë jetën 61-vjeçarit.

Policia thotë se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit./ Opinion.al

Pas