Një 35-vjeçar në qytetin e Durrësit është gjendur i pajetë në banesën e tij.
Viktima i identifikuar me inicale S. A., ndërkohë autoritetet dyshojnë se i riu mund të jetë vetvrarë.
Nga kqyrja paraprake nuk është vënë re asnjë shenjë dhune apo dëmtim tjetër, ndërkohë që policia ka marrë si provë kryesore armën e zjarrit të gjendur pranë viktimës.
Mësohet se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe është duke punuar për zbardhje e plotë të shkaqeve.