Kronikë

Durrës/ Kokaina ishte fshehur mes 6500 ton qymyr, deri më tani nxirren 50 kg


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:52 - 17/05/22 |
Opi Nion

Detaje të reja kanë dalë nga sasia e drogës që u kap në Portin e Durrësit. Mësohet se nga peshimi që është bërë deri më tani kanë rezultuar mbi 50 kg, ndërkohë që procesi i peshimit vijon ende.

Raportohet se droga ishte futur në 2 çanta, dhe ishte vendosur në mes të qymyrit.

Anija Unistream, e cila ka kapiten një rus,  transportonte 6500 ton qymyr, megjithatë deri më tani nuk raportohet se ka të arrestuar. Vinçieri teksa mbushte kovën me qymyr ka konstatuar drogën dhe ka ndërprerë punën.

Mësohet se do të kontrollohet gjithë sasia e qymyrit. Pritet njoftimi zyrtar nga Policia e Shtetit.

Pas