Një 26-vjeçar është gjetur pa shenja jete në breg të detit në Durrës. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:45, në lagjen nr. 1. Paraprakisht dyshohet se i riu ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak.
“Rreth orës 16:45, në lagjen nr. 1, Durrës, në breg të detit, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi E. Xh., 26 vjeç, banues në Durrës. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak. Grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia./Opinion.al