Bota

Akuzohet për trafik droge, arrestohet reperi italian. Fshihej në shtëpinë e shqiptarit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:00 - 19/10/22 |
Opi Nion

Reperi italian Niko Pandeta është arrestuar nga policia e Milanos ditën e sotme pasi akuzohet për trafik droge dhe evazion.

Pandeta, nipi i bosit të Catania-s, Turi Cappello, është dënuar ditët e fundit nga Gjykata e Lartë e Italisë me 4 vite burg.

Këngëtari pasi e kishte shpërndarë lajmin e dënimit të tij në rrjetet sociale, kishte mundur t’i shpëtonte drejtësisë, derisa u gjurmua më vonë në zonën e Quarto Oggiaro nga autoritetet vendase.

Mediat e huaja shkrujanë se, reperi në momentin e arrestimit kishte me vete 12 mijë euro.

Ndër të tjera, mësohet se gjatë kohës kur humbi gjurmët, Pandetta fshihej në një dhomë të marrë me qera nga menaxheri i tij, i cili ishte një 33-vjeçar shqiptar.

Ndërkohë, së bashku me reperin ishte dhe shoku i tij 38-vjeçar i cili drejtonte makinën me patentë të rreme.

Sakaq, 33-vjeçari shqiptar dhe shoku i reperit janë vënë nën hetim nga policia./Opinion.al

 

Pas