Kronikë

Durrës/Dy të rinj plagosen me thikë brenda 24 orëve, kapet një nga autorët


               Publikuar në : 11:51 - 08/09/19 |
Al Do

Një 29-vjeçar ka qëlluar me thikë një qytetar në lagjen nr 15 në Durrës. Personi i plagosur me inciale M.K, 26 vjeç, është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë ku po mbahet nën kujdesin e mjekëve.

Autori i krimit është ndaluar nga policia. Mbi të rendon vepra penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ndërkohë policia e Durrësit bën me dije se rreth mesnatës një 16-vjeçar është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital pasi ishte plagosur me thikë. I riu me iniciale E.Xh ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që autorët janë shpallur në kërkim. /Opinion.al

Pas